Merita Haxhia: Nuk ka asgjë të keqe të jesh biseksuale

1294
“Po më jep siklet” është klipi i saj i fundit, që është bërë një ndër këngët më të klikuara për rininë shqiptare. Merita e meriton këtë fitore, pasi i ka ngjitur shkallët e suksesit në mënyrë graduale dhe gjithmonë e sigurt. Kohën e lirë e ka të kufizuar për vetë impenjimin në muzikë dhe lidhjet me librin. Nuk e mohon dashurinë, përkundrazi pohon se dashuria i jep forcë në rrugën e bukur të këngës. 
-Ke shumë këngë dhe klipe, por unë do të doja të ndaleshim pak te klipi i fundit ‘Po më jep siklet’ Si erdhi ky klip, kush e realizoi këngën dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti? 
Po, “Po më jep siklet” ishte klipi im i fundit (një prodhim i max production) i cili rezultoi i suksesshëm dhe më vjen mirë nga ky fakt. Falënderoj Gramoz Kozelin, De Vox, Atelia Nida dhe make up artist A. Muca 
-Sukseset tuaja janë të njëpasnjëshme. Pas klipit ishit pjesëmarrëse në ‘Shkodra Fest’ , na thuaj diçka më tepër… ?
Tashmë u bënë rreth dhjetë vite që unë merrem me muzikë, një pasion i kultivuar nga fëmijëria. Ndjehem e vlerësuar që jam pjesëmarrëse në eventin muzikor ‘Shkodra Fest’ dhe pse jo, synoj fitoren! 
-Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila këngë njihet si këngë hit? 
Janë të shumta dhe nuk mund t’i veçoj, por këto dy të fundit janë më aktuale dhe më pranë publikut: ‘Po më jep siklet & Kesh Kesh’
-Karriera profesionale po shkon mirë, po jeta private? 
Jeta private shkon shumë mirë. Ju rrëfej se jam e dashuruar dhe ndihem e bekuar nga prania e partnerit tim. Ai quhet Lavdërim dhe tashmë kam gjetur shpirtin tim binjak. 
-Munda të siguroj një foto, ku partneri juaj shfaqet me një tatu dedikuar juve? Si u ndjetë në këtë rast? 
Sigurisht që u ndjeva shumë e lumtur dhe kjo ishte dhurata më e bukur. 
-Si e kaluat Shën Valentinin? 
Shën Valentini shkoi shumë mirë, u larguam nga Shqipëria për të pushuar në Spanjë.
-Ju deklaruat te ‘Zone e Lirë’, se nuk ka asgjë të keqe të jesh biseksuale. Si qëndron e vërteta?
Po, e vërtetë madje e përsëris, se nuk ka asgjë të keqe të jesh biseksuale, unë kam shumë miq të tillë. 
-Merita & familja, si qëndron raporti?
Kam një familje të mrekullueshme dhe gjej rastin t’i përshëndes për suportin e vazhdueshëm, në veçanti motrën time e cila është edhe menaxherja ime, Nertila 
-Koncerti i radhës?
Zakonisht koncertet e mia janë në diasporë dhe destinacioni i radhës do të jetë Amerika. 
-Kur keni plan për të realizuar ndonjë album? 
Mendoj që albumi, pavarësisht që nuk ecën në ditët e sotme, duhet të realizohet njëherë në pesë vjet për të përmbledhur këngët e këtyre viteve. Së shpejti do të servir edhe një album muzikor 
-Libri që keni mbi komodinë?
“Përse meshkujt dashurojnë kuckat’ , një libër interesant me mbi 10 milionë kopje të shitura në mbarë botën. 
-Parfumi i preferuar? 
Aliene.
-Në muzikë ka xhelozi?
Mund edhe të ketë, por unë nuk e kam ndjerë ndonjëherë. Xhelozia është shkak inferioriteti, mendoj unë. Çdo artiste ka adhuruesit e tij.
-Ngjyrat që të personifikojnë, cilat janë ? 
E bardha dhe e zeza më pëlqejnë shumë. 
-Dhe për ta mbyllur, pjata juaj e preferuar?
Supëzat me perime dhe frutat e detit.

Sigal

Hermes Nikaj