Kokaina e fshehur në anijen me qymyr në Durrës, përfundojnë kontrollet. Ja sa drogë u sekuestrua

173
Sigal

Kanë përfunduar kontrollet e ushtruara nga policia në anijen me qymyr, brenda së cilës u gjet një sasi kokaine.

Anija u bllokua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Në total kanë rezultuar 59 kg kokainë, të cilat janë sekuestruar.

Kujtojmë se anija me qymyr vinte nga Kolumbia dhe u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri