Vrasja e Erion Çelës, sekuestrohen 100 kamera sigurie, Crroj probleme në Itali

163
Sigal

Mbi 100 kamera sigurie janë sekuestruar nga policia në zonën e “Don Boskos” për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e Erion Çelës dhe plagosjes së katër personave të tjerë, mes të cilëve edhe daja i tij.

kamerat po këqyren nga “blutë” me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

Po ashtu mësohet se efektivët po ushtrojnë kontrolle edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Edmond Crrojit, daja i viktimës që besohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Crrojit i janë sekuestruar telefonat për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali.

Pista kryesore e hetimit mbetet e shkuara e 41-vjeçarit Edmond Crroj dhe që lidhet me prishjen e pazareve të drogës në Itali.

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e konflikteve të personave të tjerë që ishin shënjestër e atentatit me armë zjarri.

Viktima, Erion Çela, nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë të paktën në Shqipëri.