Sezoni turistik, taksë 100 lekë për çdo mjet që hyn në Ksamil

632
Sigal

KSAMIL- Tashmë çdokujt që do i duhet të shkojë për pushime në Ksamil, do i duhet të paguajë 100 lekë të reja. Kjo taksë qe u vendos nga Komuna e Ksamilit me miratim të këshillit të kësaj komune do aplikohet për çdo automjet. Komuna e Ksamilit ka nisur vendosjen e 6 trarëve në rrugët e plazhit. Aktualisht, komuna po vendos një tra në rrugën e “Kinoteatrit”. Komuna ka bërë me dije se trarët po vendosen për turistët, të cilët duhet të paguajnë këtë shumë për mjetet e tyre.

Ky vendim, sipas kreut të kësaj komune, Besnik Abedini, u vendos në mbledhjen e Këshillit. “Pagesa do të jetë vetëm për turistët”,-ka sqaruar kreu i Komunës së Ksamilit. Nga ana tjetër, ky vendim ka sjellë reagimin e vetë banorëve të Ksamilit, sipas të cilëve vendosja e trarëve është absurde.”Absurde, do na ikin turistët”, ankohen banorët e shqetësuar. “Nëse kjo do të zbatohet, turistët nuk kanë pse të vijnë më për të pushuar këtu. Po ashtu dhe miq, familjarë dhe të afërm që vijnë tek ne këtë periudhë sezoni, ku dhe pushojnë dy apo tre dit, duhet të paguajnë taksën e sapo miratuar. Kjo është absurd dhe nuk duhet të aplikohet. Siç thash, ulja e numrit të turistëve, do të ndikoj dhe në uljen e aktivitetit të biznesit turistik”,-pohon një prej banorëve