Sherr me grushte dhe sende të forta, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

59
Sigal

Pesë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë.

Dy të rinjtë gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 28-vjeçari Xh.Ll pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetases Dh. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. D., 24 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Informacion-

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetases Dh. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. D., 24 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit I. N., 32 vjeç, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë disa materiale, në një subjekt privat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.