KLSH: Nga shitja e makinave të konfiskuara: Shtetit i mungojnë 1 miliard lekë

1269
Sigal

Auditimi : Nga sa më sipër arrijmë në konkluzoion, që nëpërmjet mënyrës se si DPRMSH ka përllogaritur vlerën fillestare të ankandit të makinave të shitura për skrap, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një humbje potenciale minimalisht rreth 100. 000. 000 lekë. (4,732 ton x 10 % x 220 lekë/kg.

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (Opinion i kualifikuar):

Nga auditimi i KLSH- së mbi përputhshmërinë, sa i takon shkallës së zbatueshmërisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, Tiranë, të rregullave, ligjeve dhe rregulloreve, politikave, kodeve të vendosura apo termave dhe kushteve, mbi të cilat është rënë dakord (kriteret e auditimit të përputhshmërisë), u evidentuan disa devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi (kriteret), që nën gjykimin profesional të audituesit të pavarur nuk janë materiale për nga sasia, por janë materiale për nga konteksti. Nga auditimi i përputhshmërisë, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, ISSAI 400, Rregulloren e Procedurave të Auditimit të KLSH dhe në Manualin e Auditimit të Përputhshmërisë së KLSH-së, i kryer në DPRMSH, u konstatuan devijime/shkelje nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi, të rëndësisë materiale për të cilën japim opinion të kualifikuar.

Ja pjesë nga abuzimet e shumta të zbuluara në Drejtorinë e Rezervave të Shtetit ,për peridhën që drejton z.Irfan Dashi.

Nga auditimi, mbi “Mbi administrimin e marrjes në dorëzim të mjeteve të konfiskuara nga Drejtoritë Rajonale të Policisë së Shtetit dhe vazhdimësia e procedurave të mëtejshme”, rezultoi se shumë mjete që gjenden në pikat e bllokimit dhe ato të ruajtjes, në Komisariate apo në Drejtoritë Rajonale të Policive vendore për shkaqe dhe arsye penale ose administrative, nuk dorëzohen në kohë dhe me dokumentacionin e kërkuar sipas ligjit nr.130/2012 “Për trajtimin dhe administrimin e mjeteve rrugore e lundruese të konfiskuara, si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga Policia e Shtetit deri në datën 30.12.2010”. Ky ligj i ka dhënë zgjidhje administrimit të mjeteve të sekuestruara, të ndaluara apo të bllokuara ndër vite deri në datën 30.12.2010, për të cilat nuk kishte probleme në ndjekje, në hetim ose verifikime të ndryshme.

Nga verifikimi i kryer në praktikën shkresore nr. 2752, datë 05.02.2014, rezultoi se, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Drejtoritë e Policisë për çdo Qark, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë), kanë kaluar në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale Lundër 22 mjete dhe 16 motoçikleta me mangësi në praktikat shkresore shoqëruese të këtyre mjeteve. Si rrjedhojë e mangësive të mësipërme, u konstatuan mungesë 19 mjete, ( 3 autovetura dhe 16 motoçikleta,) të cilat nuk rezultojnë të jenë dokumentuar në DRRMSH-Tiranë. Kjo tregon për mungesë koordinimi dhe rakordimi midis veprimeve në lëvizjen dhe dokumentimin e mjeteve që hyjnë nga Policia e Shtetit në Drejtorinë Rajonale Rezervave Materiale të Shtetit- Tiranë, mangësi e cila është në kundërshtim me ligjin nr.10296, datë 07.08.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, duke sjellë si pasojë që mjetet jo vetëm të mos jenë objekt shitje, por nga qëndrimi i gjatë të dëmtohen dhe të konvertohen në skrap e për rrjedhojë nuk do arkëtohen në buxhetin e shtetit rreth 600,000 lekë, ndërsa 16 motoçikletat nuk rezultojnë të kenë mbritur nga Policia e Shtetit apo të jenë marrë në dorëzim nga DRRMSH-Tiranë, duke krijuar në këtë mënyrë situata për abuzime dhe mashtrime nga të dyja palët në vlerën rreth 1,000,000 lekë, më hollësisht është trajtuar në faqen nr. 76-81, të Raportit Përfundimtar të Auditimit. Nga auditimi konstatohet se, DPRMSH gjatë periudhës së auditimi nëpërmjet ankandeve të realizuara, ka shitur për skrap rreth 5,200 mjete të ndryshme (autovetura dhe kamionë) me peshë totale prej 4,732 ton. Në përcaktimin e vlerës fillestare të ankandit për shitje në formë skrapi të këtyre makinave DPRMSH ka vendosur peshën bruto të makinave sipas manualit të çdo tipi makine, por pa analizuar dhe ndarë më pas veçmas peshën e metaleve me ngjyrë dhe metaleve pa ngjyrë. Në manualet përkatëse të makinave përcaktohet pesha e metaleve me ngjyrë; si bakri, alumini, duralumini, plumbi, etj., si dhe pesha e metaleve pa ngjyrë; si çelik apo hekur, të cilat zënë rreth 10 % të peshës totale të skrapit të shitur. Po kështu edhe nga ballafaqimi i kryer datë 09.04.2018 rezultoi që e gjithë pesha e makinës është shitur si metal pa ngjyrë (hekur), i cili ka çmimin më të ulët të të gjithë metaleve dhe që varion sipas bursës përkatëse nga 23 lekë deri në 30 lekë për kg, ndërsa metalet me ngjyrë kanë çmime disa herë me të larta, si p.sh skrapi i bakrit ka çmimin nga 600-700 lekë/kg dhe skrapet e aluminit, duraluminit, plumbit, shkojnë nga 130-170 lekë kg, ose me një mesatare prej 220 lekë/kg. Mosrespektimi i standardeve të mësipërme nga Autoriteti shites lë shteg për abuzime si, nxjerrja në tregun informal të pjesëve të këmbimit dhe të ardhura të munguara në vlera të konsiderueshme për buxhetin e shtetit pasi çmimet e metaleve me ngjyrë janë disa herë më të larta se vlera e skrapi i hekurit.

Nga sa më sipër arrijmë në konkluzoion, që nëpërmjet mënyrës se si DPRMSH ka përllogaritur vlerën fillestare të ankandit të makinave të shitura për skrap, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një humbje potenciale minimalisht rreth 100,000,000 lekë. (4,732 ton x 10 % x 220 lekë/kg.

Nga auditimi, është konstatuar se me urdhrin e përbashkët nr.6783, datë 17.12.2010, të Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, nr.7437/2 prot, datë 27.12.2010 dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, është bërë kalimi kapital i 1,000 ton skrap hekuri nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit. Palët, me procesverbalin datë 3.02.2011, kanë rënë dakord për marrjen në dorëzim pjesë-pjesë të sasisë të skrapit, duke zhvilluar ankandin për partinë e parë me sasi 400 ton, deri në përfundim të procedurave vijuese të ankandit publik dhe përfundimit të sasisë së kontraktuar.

Në përfundim të ankandit, fitues është shpallur shoqëria “S.” shpk, me të cilën është lidhur dhe nënshkruar kontrata nr.16, datë 09.01.2012. Nga kontrata e lidhur, janë evaduar dhe kryer pagesa nga kontraktuesi vetëm për 83 ton skrap, nga sasia prej 400 ton ka mbetur pa evaduar rreth 317 ton skrap (400-87). Shkaqet e moszbatimit të kontratës, kanë qenë pengesat dhe pretendimet e ish-Komunës Kolsh të rrethit Kukës, ku është bërë edhe depozitimi i skrapit. Shqetësues për periudhat në vazhdim janë shpenzimet që kryhen për ruajtjen e tij prej vitit 2010 e në vazhdim, duke bërë që këto shpenzime të kalojnë vlerën që mund të përfitohet nga shitja. Aktualisht vendi i depozitimit të skrapit është në lartësinë mbi 1,200 m mbi nivelin e detit dhe rruga deri në vendin e depozituar skrapi është tepër e amortizuar duke e vështirësuar së tepërmi evadimin e tij.

Nga auditimi i kryer në ankandin me reference 1A/2015 për shitjen e skrapit të përfituar nga konfiskimi i 40 mjeteve të shoqërisë “B.” me peshë 551,986.5 kg. Me shkresën nr.298, datë 25.07.2014, është bërë rishikimi i sasisë nga përfaqësuesi i ARrSH-së duke ndryshuar dhe ulur sasinë fillestare në 540,899 kg, ose më pak për 11,087.5 kg, (pa ndryshim numri të mjeteve)

Nga verifikimi i mëtejshëm për këtë problem nuk u gjend asnjë shkak apo arsye përse është caktuar një person tjetër përfaqësues i ARrSH-së për rivlerësim të peshës, ndërkohë që pesha e tyre është caktuar një here nga komisioni i përbërë me specialist të fushës. Në procesverbalin mbajtur për ndryshimit e vlerësimit fillestar është caktuar E.B., i cili ka qenë edhe në përbërje të komisionit të përbashkët në cilësinë e përfaqësuesit të ARRSH. Caktimi i këtij personi për here të dytë në uljen e peshës përbën konflikt interesi pasi në rastin konkret për çdo dyshim dhe pasaktësi duhej të vepronte një komision tjetër i paanshëm.

Rekomandimi është në proces zbatimi.

Rekomandimi nr.8 kapitulli II

Nga auditimi për administrimin e mallrave të konfiskuara u konstatua se, në Bankën Tregtare Elbasan mbahen për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervës Materiale të Shtetit 253.28 gr Platin, në vlerën prej 524,290 lekë. Prej datës së konfiskimit dhe deri në fund të vitit 2013, nuk është bërë asnjë verifikim apo krahasim me gjendjen fillestare, duke rrezikuar tjetërsimin e këtij metali të çmuar, pasi ish Banka Tregtare Shtetërore, aktualisht është privatizuar, trajtuar në faqen 58 të Raportit Përfundimtar të Auditimit.

Për këtë është rekomanduar:

 Në zbatim të VKM nr. 405, datë 15.08.1994 “Për një ndryshim në VKM nr.286, datë 30.5.1994 “Për administrimin e sendeve qe kalojnë ne dobi te shtetit nga kundërvajtjet administrative”, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervës Materiale të Shtetit të marrë masa për të verifikuar gjendjen faktike të këtij metali të çmuar dhe përgatitjen e dokumentacionit për transferimin e 253.28 gr Platin. në Bankën e Shtetit Shqiptar.( Ky rekomandim konsiderohet i parealizuar)

Rekomandimi nr.10 kapitulli II

Me anë të shkresës me Nr. 4025/4 Prot. datë 23.10.2014, është pasqyruar huaja e pa shlyer e Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve, për 4,500 litra vaj ushqimor. Bashkëlidhur gjenden fletë daljet nga DPB dhe fletë hyrjet në magazinën e DPRMSH, shuma e të cilave është vlera reale e vajit ushqimor që kishte ngelur pa u kthyer.

Ky rekomandim konsiderohet i parealizuar

Ky rekomandim konsiderohet i parealizuar

Rekomandimi nr.16 kapitulli II

Nga auditimi i pasqyrave financiare të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervës Materiale të Shtetit dhe të Drejtorive Rajonale rezultoi se, për një pjesë e objekteve (depo) të Rezervës Materiale të Shtetit, të cilat aktualisht nuk përdoren, është kërkuar privatizimi i tyre, pasi amortizohen çdo ditë e më shumë dhe vendosja e tyre në zona të largëta e bën të pamundur ruajtjen e tyre, pasi në strukturën e institucionit nuk parashikohen punonjës të shërbimit (roje), trajtuar në faqen 26-29 të Raportit Përfundimtar të Auditimit.

Për këtë është rekomanduar:

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervës Materiale të Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi, për të mos lejuar degradimin e mëtejshëm të këtyre objekteve dhe humbjen e vlerës së përdorimit.

Gjendja aktuale

DPRMSH ka vënë në dijeni MB në lidhje me 43 agjencitë e pa privatizuara, detyrim i ligjit nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, neni 39, si dhe për detyrimin monetar si kamatëvonesë në vlerën 12,900,000 lekë deri në datën 17.11.2015, kur është dërguar shkresa informuese MB.

  1. 4. Krijimi dhe përdorimi i të ardhurave që realizon institucioni.

Të ardhurat dytësore që realizon Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, në zbatim të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008 “Për Rezervat Materiale të Shtetit, i ndryshuar, përbëhen nga dy grupe kryesore, e konkretisht:

a.Të ardhura nga shitja e mallrave të konfiskuara;

b.të ardhura nga dhënia me qira e pronës publike.

-Të ardhurat që realizohen nga mallrat e konfiskuara përbëhen kryesisht nga produkte dhe mallra të ndryshme që shiten dhe mjete të ndryshme të konfiskuara nga prokuroria, gjykatat dhe Drejtoritë e Tatimeve e Doganave Rajonale. Sipas të dhënave rezulton se të ardhurat në total nga viti në vit paraqiten me tendencë në ulje kështu të ardhurat për vitin 2014 janë realizuar në vlerën prej 73,500 mijë lekë në vitin 2015 janë realizuar 71,590 mijë lekë për vitin 2016 janë realizuar 65,116 mijë lekë dhe në vitin 2017 janë realizuar 68,735 mijë lekë.

Të ardhurat janë realizuar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe janë derdhur 100% në buxhetin e shtetit.

Të ardhurat nga qiratë, realizohen vetëm nga dy objekte të dhëna me qira nga Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale Korçë, sipas kontratave 10 vjeçare me dy subjekte private.

Nga analiza e zërave të të ardhurave rezulton se, të ardhurat nga shitja e skrapit të përfituar nga demolimi i mjeteve të konfiskuara, krahasuar me totalin zënë 28 %, të cilat sipas Drejtorive Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Nga tabela e mësipërme rezulton se, për periudhën objekt auditimi janë shitur gjithsej 4,732 ton skrap dhe janë arkëtuar të ardhura në shumën totale prej 133,913,000 lekë me një çmim mesatar të realizuar 28.29 lekë/kg.

Për periudhën objekt auditimi DPRMSH ka shitur për skrap rreth 5,200 mjete të ndryshme (autovetura dhe kamionë) me peshë totale prej 4,732 ton. Në përcaktimin e vlerës fillestare të ankandit për shitje në formë skrapi të këtyre makinave DPRMSH ka vendosur peshën bruto të makinave sipas manualit të çdo tipi makine por pa analizuar dhe ndarë më pas veçmas peshën e metaleve me ngjyrë dhe metaleve pa ngjyrë. Në manualet përkatëse të makinave përcaktohet pesha e metaleve me ngjyrë si bakri, alumini, duralumini, plumbi, etj si dhe pesha e metaleve pa ngjyrë si çelik apo hekur, të cilat zënë rreth 10 % të peshës totale të skrapit të shitur. Po kështu edhe nga ballafaqimi i kryer datë 09.04.2018 rezultoi që e gjithë pesha e makinës është shitur si metal pa ngjyrë (hekur) i cili ka çmimin më të ulët të të gjithë metaleve dhe që varion sipas bursës përkatëse nga 23 lekë deri në 30 lekë për kg, ndërsa metalet me ngjyrë kanë çmime disa herë me të larta, si p.sh skrapi i bakrit ka çmimin nga 600-700 lekë/kg dhe skrapet e aluminit, duraluminit, plumbit, shkojnë nga 130-170 lekë kg, ose me një mesatare prej 220 lekë/kg.

Mosrespektimi i standardeve të mësipërme nga Autoriteti shites lë shteg për abuzime si, nxjerrja në tregun informal të pjesëve të këmbimit dhe të ardhura të munguara në vlera të konsiderueshme për buxhetin e shtetit pasi çmimet e metaleve me ngjyrë janë disa herë më të larta se vlera e skrapi i hekurit.

Nga sa më sipër arrijmë në konkluzoion, që nëpërmjet mënyrës se si DPRMSH ka përllogaritur vlerën fillestare të ankandit të makinave të shitura për skrap, buxhetit të shtetit i është shkarkuar një humbje potenciale minimalisht rreth 100,000,000 lekë. (4,732 ton x 10 % x 220 lekë/kg,