KLSH: “Check-up” mori lekët, për 20 mijë analizat të pa bërë

51
  • Ja si “ushtria e shushunjave” të shëndetësisë grabitën shqiptarët, edhe për analizat e gjakut. Auditi i bërë nga KLSH në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që është institucioni që lëvron lekët për Check-up, thotë se koncesioni i “Check-up”-it, ku opozita akuzon direkt Vilma Nushin, është paguar nga buxheti i shtetit për më shumë analiza sesa ka kryer. Dokumente nga raporti i KLSH-së tregojnë se faturat sipas raportit janë paguar në bazë të parashikimeve dhe jo numrit faktik të analizave të kryera.
  • Disa Pyetje per Check-up e Vilma Nushin që duhet të hetohet nga SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar që do të ngrihet si dhe deklaratat zyrtare të 3 ministrave. Përgjigjet në shqip, që ka dërguar për Telegraf, anglisht-folësi Arben Ahmetaj, pagesat miliona euro që ai ka bërë në llogari të boses së koncesionit, ‘ortakes’ së tij dhe klientes së ministrisë së Shëndetsisë
  •  A do hetohet në thellësi Kontrata e Ministrisë së Shëndetsisë që bëri miliarder edhe pa kryer shërbime koncesionarin e Check-up…! A do nisi SPAK hetimin e thelluar për 3 vila, 1 në Peleponez të Greqsië, 1 në Bern të Zvicrës dhe 1 në Torino të Italisë ? Koha të verifikohet se kush e dhuroi dhe kujt zyrtari të lartë të hetimeve ju falë vila në Bern të Zvicrës ?

Disa Pyetje per Check-up  e Vilma Nushin që duhet të hetohet nga SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar që do të ngrihet dhe KLSH

Sigal

A është e vërtetë që Check-up fillimisht i është ofruar një kompanie zvicerano-shqiptare për një afat 5-vjeçar?

Pse ju hoq e drejta e menaxhimit kësaj kompanie prestigjoze dhe pse ju dha një kompanie shqiptare për 10 vjet?

Sa është kostoja reale që ofronte kompania e reagentëve  spanjolle ? Po kostoja e pajisjeve të laboratorit sa ishte për 1 vit ?

Pse pajisjet duhet të ndërroheshin çdo vit dhe a janë të siguruara pajisjet dhe reagentet për të përballuar ?

Pse kontrata e parashikuar për 5 vite u bë me afat 10-vjeçarë ?

Kush e përgatiti dosjen e Check-up, a ka pasur dikush nga kompania takime në Spanjë dhe çfarë oferte reale kanë rënë dakort palët më njëra tjetrën dhe ajo e Check-up (Vilma) me ministrinë e Shëndetsisë shqiptare?

A keni bërë verifikim të personave të cilët flitet se kanë bërë check-up nga 3 e 4 herë, por në të vërtetë nuk kanë bërë analiza, përveçse u është shënuar emri në mënyrë klandestine nga mjekët që punojnë për llogari të check-up?

A u hapën qëndra të reja për Check-up  dhe nëse jo, përse u përdorën institucionet shtetërore dhe publike?

Pse kontrata e Check-up nuk ekzistonte as tek ISKSH, as tek ministria e Financave, ministria e Ekonomisë, Shëndetsisë? Kush e ka mbajtur të fshehtë kontratën dhe mbi çfarë bazash janë paguar paratë?

Po auditi i brendshëm mbi çfarë kontrate ka ushtruar kontroll për Check-up kur nuk e kishte kontratën ? Një kopje me faksimilet ku institucionet e mësipërme e deklarojnë një gjë të tilë e ka Gazeta Telegraf të disponueshme .

Ka edhe shumë të tjera në ditët në vijim,për batërdinë ndaj taksave të shqiptarëve,dhe gojët e liga se kush e merr pjesën e luanit të fitimeve nga gjaku i shqiptarëve nëpërmjet analizave fiktive.


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport për vitin 2022 ku nxjerr në pah një tjetër skandal me kontrollin mjekësor bazë, periodik falas, ose të njohur ndryshe si koncesioni i “Check-up”-it. Auditi është bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që është institucioni që lëvron lekët për kompaninë koncesionare.KLSH thotë se kompania e koncesionit të “Check-up”-it ku opozita akuzon direkt Vilma Nushin, është paguar nga buxheti i shtetit për më shumë analiza sesa ka kryer.Dokumente nga raporti i KLSH-së tregojnë  se faturat sipas raportit janë paguar në bazë të projeksionit dhe jo numrit faktik të kryer të analizave. Kjo do të se është faturuar shërbim i pakryer për 20,172 raste, me një kosto në shumën 37,198 mijë lekë me TVSH, që koncesionari i ka futur në xhep.“Gjetje nga auditimi: Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e Kontratës së Koncesionit të Kontrollit Mjekësor Bazë (KMB/Check-up) me nr. 3082/20 prot., datë 07.01.2015, të lidhur midis MSHMS dhe Shoqërisë Koncesionare “3P.” SHPK, ka rezultuar se, janë kryer pagesa në shumën 876,082 mijë lekë për 454,828 kontrolle të kryera, nga 876,090 mijë lekë për 475,000 kontrolle të planifikuara referuar projeksionit.Vlera e shërbimit për 454,828 rastet e KMB të kryera gjatë vitit 2022, rezulton në shumën 838,885 mijë lekë me TVSH. Edhe në vitin 2022, si në vitet e mëparshme, që prej fillimit të zbatimit të kësaj kontrate, janë likuiduar fatura referuar numrit të projektuar të KMB sipas kontratës dhe jo sipas numrit faktik të kryer, për rrjedhojë është faturuar shërbim i pakryer për 20,172 raste, me një kosto në shumën 37,198 mijë lekë me TVSH” thotë raporti.

1- Dy javë pasi u ngjit në karrigen e Ministres së Mirëqënies Sociale, udhëzimin e parë që Olta Xhaçka firmosi ishte  zgjerimi i skemës së  Check Up –it.

Skandali / Ndër të parat udhëzime që Olta Xhaçka firmosi më 8 maj 2017, kishin  të bënin me zgjerimin e skemës së përsonave që i nënshtrohen Check Up –it. Nëse personat që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk paraqesin vërtetimin se kanë kryer Check Up-in, nuk do të marrin ndihmën ekonomike

2- Vendimi që favorizoi koncesionarin e Check-up. Ja historiku

Përpara, paralel me karvanin e propagandës qeveritare për të mbrojtur 120 milonë eurot e koncesionit të Check Up -, ka ecur vetëm thellimi i skandalit të këtij projekti të dështuar që në vitin e parë të tij.

Në janar të vitit 2016, ministri i atëhershëm të shëndetësisë, simboli i korrupsionit të qeverisë Rama sipas opozitës, u detyrua të pranojnë se e kishte paguar kompaninë e Vilma Nushit, 1.7 miliardë lekë më shumë se puna që ajo kishte kryer për Kontrollin Mjekësor Bazë Falas.

Për vitin 2015 Check Up –i u krye nga 244 mijë qytetarë, por kompania në pronësi të Vilma Nushit, një kliente e kryeministrit Edi Rama siç e quan opozita, është paguar sikur kontrollin ta kishin kryer 355 mijë qytetarë, pra për 110 mijë persona më shumë, siç tregon ky dokument i siguruar nga lapsi.al. (shih më poshtë shkrimin e plotë të lapsi.al në kohën e raportimit të Ilir Beqajt në parlament).Favorizim ndaj kompanisë u konsiderua edhe vendimi për të shtuar brezin e personave që do të duhet të kryenin Check  Up-in. Në vendimin fillestar mosha e atyre që u nënshtroheshin kontrolleve ishte 40 -65 vjeç, ndërsa me ndërhyrjen e qeverisë ajo u ndryshua në 35 – 70 vjeç.

Por edhe kjo skemë duket se nuk ka funksionuar.

Për të rritur numrin e personave që duhet të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë, qeveria ka marrë një tjetër vendim. “Tashmë familjarët e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të duhet t’i nënshtrohen me detyrim këtij kontrolli, pasi në të kundërt nuk do të mund të marrin paratë. Sipas statistikave zyrtare, aktualisht janë rreth 80 mijë familje që janë përfituese të ndihmës ekonomike”, raporton  GSH.

Nëse personat që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk paraqesin vërtetimin se kanë kryer Check Up-in, nuk do të marrin ndihmën ekonomike.

Më 8 maj 2017, pak javë pasi u ngjit në karrigen e Ministres së Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka ndër të parat udhëzime firmosi një që ka të bëjë me zgjerimin e skemës së përsonave që i nënshtrohen Check Up –it.

3-Kontrata 120 milionë euro e “Check-up” mbahet top sekret nga Qeveria. Askush nuk e dispononte kopjen e kontratës

Superskandali i “humbjes” apo i zhdukjes së kontratës së Sterilizimit nuk përbënë një rast të veccant dhe të shkëputur nga marrëzia e PPP në Shëndetësi. Ndaj dhe po sjellim e do vijojmë të sjellim në vëmendje këtë koncesion për të cilin SPAK tashmë po heton, ku më herët  thërret dhe qytetarët për t’u ballafaquar në lidhje me emrat fiktiv, që kanë mbushur listat e mëdha të check-up sikur janë bërë analizat.

Skandali qëndronte edhe në faktin, se kontrata e këtij koncesioni nuk po publikohet, paçka se është denoncuar edhe nga  Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë, sipas së cilit, nuk i është dhënë kontrata nga asnjë prej tre ministrive të linjës, konkretisht prej ministrisë së Shëndetësisë që është Autoriteti Kontraktor, ministria e Financave që është autoriteti financues dhe ministria e Ekonomisë që është institucioni i monitorimit të koncesioneve, duke deklaruar se nuk kanë asnjë kopje të kontratës! Po kështu, deputetes Vokshi, nuk i është dhënë kontrata e “Check-up” as nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), i cili është autoriteti shtetëror që kryen pagesat e këtij koncesioni! Si është e mundur, që këtë kontratë koncesionare me vlerë 120 milionë euro nga taksat publike, nuk e paska ministria e Shëndetësisë që e ka dhënë këtë koncesion?! Si është e mundur, që këtë kontratë nuk e ka as ministria e Financave e cila ka miratuar dhe ka çelur fondin limit të këtij koncesioni?! Si është e mundur, që kontratën nuk e paska as ministria e Ekonomisë, që monitoron këtë koncesion?! Dhe si është e mundur, që këtë kontratë nuk e paska as  Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), i cili kryen pagesat e këtij koncesioni tek llogaria e Vilma Nushit?! Pyetja shtrohet: Me çfarë letrash, bëhen pagesat?!  edhe gazeta “Telegraf” ka kërkuar disa herë zyrtarisht njohjen me kontratën e “Check-up”-it, por prej 3 ministrive dhe prej Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), kanë ardhur e njëjta përgjigje: “Nuk e kemi kontratën, e kanë institucione të tjera”.