KLSH: Abuzimi i administratës 633 mln. euro, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve

188
Sigal

Babëzia e administratës, me tendërat, shpenzimet e luksit, mobilimet, udhëtimet, fluturimet, shpërblimet, privatizimet, taksat, tatimet etj. I kanë kushtuar shqiptarëve rreth 760 miliard lekë, me të cilat do ishin hapur 132 mijë vende pune, ose do ishin rritur rrogat me 20 % dhe pensionet 38.7%. Nëse këto para do ishin hedhur në investime, shteti do përfitonte 1.5 miliard euro, pra në 7 lekë të derdhura, 1 lekë është vjedhje.

“Dëmi ekonomik, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve, ose sa 20% rritje page për çdo punonjës. Abuzimi i administratës, “industri” më vete. Me këto para investimet mund të ishin thuajse dyfish, ose më saktë rreth 1.5 miliardë euro.”

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, sa i përket vitit 2021, dëmi i përgjithshëm në ekonomi si pasojë e keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit fiksohet në 74.5 miliardë lekëve në total, çka përkthehet në rreth 633 milionë euro në total. Por, çfarë domethënë kjo vlerë? “Scan Intel” ka analizuar këtë shifër në raport me ekonominë, buxhetin, shpenzimet, etj, për të kuptuar edhe më thjesht përmasat e demit, që i shkaktohet qytetarëve dhe vendit nga keqmenaxhimi i financave publike. Rreth 633 milionë euro që vlerësohet dëmi në total përkthehet në plot 3.5% të asaj që e gjithë ekonomia shqiptare ka prodhuar gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, 3.5% ka qenë fasha me të cilën ka rënë e gjithë ekonomia shqiptare gjatë vitit të pandemisë, atë 2020. Pra, thënë më thjesht, sipas KLSH, dëmi që i shkaktohet vendit nga vetë shteti në vit është i njëjtë me dëmin që pandemia shkaktoi gjatë 2020-ës, kur u paralizua thuajse çdo aktivitet ekonomik dhe shoqëror për një periudhë kohore të konsiderueshme gjatë vitit. Po krahasuar me të ardhurat, pra paratë që arka e shtetit mbledh çdo vit nga taksapaguesit, sidomos nëpërmjet taksave dhe tarifave të ndryshme?

“Rreth 633 milionë euro që vlerësohet dëmi në total përkthehet në plot 3.5% të asaj që e gjithë ekonomia shqiptare ka prodhuar gjatë vitit të kaluar. Në rast se financat publike nuk do të ishin keqmenaxhuar, të paktën sipas shifrave të auditimeve të KLSH, atëherë investimet mund të ishin thuajse dyfish, ose më saktë rreth 1.5 miliardë euro, nga 833 milionë euro që janë aktualisht.”

Dëmi ekonomik është i barabartë me 14.6% të totalit të të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2021. Pra, thuajse nga 7 lekë të derdhura në arkën e shtetit, 1 lek përkthehet në abuzim, pra ose ikën dëm, ose kanalizohet në drejtime të tjera, jo për qytetarët. Në nivel shpenzimesh së përgjithshme ndërkohë, 633 milionë euro përkthehen në 11.8% të totalit. Krahasuar vetëm me shpenzimet kapitale ndërkohë, pra investimet, dëmi ekonomik është i barabartë me 75.4%. Gjatë vitit 2021 totali i investimeve të qeverisë fiksohej në 838 milionë euro. Në rast se financat publike nuk do të ishin keqmenaxhuar, të paktën sipas shifrave të auditimeve të KLSH, atëherë investimet mund të ishin thuajse dyfish, ose më saktë rreth 1.5 miliardë euro, nga 833 milionë euro që janë aktualisht. Po krahasuar me sektorë të veçantë? Shifra që sipas KLSH vlerësohet se është dëmi ekonomik që shkaktohet në vit nga keqmenaxhimi i financave publike është më i lartë se i gjithë sektorit financiar dhe ai i sigurimeve në vend, më e lartë se sektori i informacionit dhe komunikacionit apo sektori i “artit, argëtimit dhe çlodhjes”. Në rast se krahasimin do ta bënim me individët, shuma prej 633 milionë eurosh është e barabartë me pagën vjetore neto të rreth 132 mijë shqiptarëve (referuar pagës mesatare). Ose, thënë edhe më ndryshe, dëmi ekonomik është i barabartë me një rritje të përafërt pagash për të gjithë shqiptarët e punësuar prej rreth 20%. Të gjitha këto krahasime tregojnë përmasat e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit dhe jo vetëm, të cilat sipas KLSH janë kryesisht abuzim me fondet dhe tenderat.

“Pra, thënë më thjesht, sipas KLSH, dëmi që i shkaktohet vendit nga vetë shteti në vit është i njëjtë me dëmin që pandemia shkaktoi gjatë 2020-ës, kur u paralizua thuajse çdo aktivitet ekonomik. Pra, thuajse nga 7 lekë të derdhura në arkën e shtetit, 1 lek përkthehet në abuzim, pra ose ikën dëm, ose kanalizohet në drejtime të tjera, jo për qytetarët.”

Abuzimi i administratës dhe nepotizmi partiak

Abuzimi me tenderat, blerjet e luksit, shpërblimet, festat, udhëtimet dhe fluturimet, janë vetëm njëra anë e këtyre abuzimeve. Ajo që është edhe më e rënda dhe me abuzime të çmendura financiare ka të bëjë me punësimet nepotike dhe familjare të Rilindasve.  Sikur të mos mjaftonin rrogat e majme të zyrtarëve, deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve, rektorëve, dekanëve apo zyrtarëve të Vettingut dhe AKSHI-t. Në listë janë edhe mbi 20 mijë punësimet elektorale dhe pagat e  “Patronazhistëve” të partisë që nuk shkojnë në punë, por vetëm janë pajisur me kartë për tërheqjen e lekëve, pasi ata punojnë vetëm gjatë fushatave, duke na lënë pas, varfërinë, çkombëtarizimin dhe emigrimin masiv të rinisë dhe fëmijëve.