Intervista/ Fredi Beleri: Ka ardhur ora që Himara të qeveriset djathtas

270
Sigal

Flet eskluzivisht për gazetën “Telegraf” Fredi Beleri

Intervistoi Agron Mema 

Një nga pretedentët për kreun e bashkisë së Himarës në zgjedhjet e vitit të ardhëm, zoti Fredi Beleri, në një intervistë të tij për gazetën “TELEGRAF”, përtej zbardhjes së synimit dhe tendencave të tij politike në zgjedhjet e ardhshme lokale, flet edhe për domosdoshmërinë e ndryshimit politik të qeverisjes vendore të Himarës, duke zbardhur edhe strategjitë e ndryshimeve si dhe domosdoshmërinë e tyre. Korrupsioni, çështja e pronave, grabitja dhe mashtrimi që u bëhet qytetarëve të Bregut, sjellin emergjencën e ndryshimit të drejtimit të administratës së bashkisë së Himarës, thekson ndër të tjera Fredi Beleri, si dhe vë theksin se nuk i mungon as mbështetja e komunitetit emigrant, sidomos në shtetin grek. Për më hollësisht ju ftojmë të lexoni intervistën e tij dhënë eskluzivisht për lexuesit e gazetës “TELEGRAF” PËRSHËNDETJE ZOTI FREDI.

Pyetja e parë është se pse keni vendosur të kandidoni për kreun e Bashkisë së Himarës?

Përshëndetje gazetës “TELEGRAF” dhe stafit të saj. Pikë së pari mendoj se ka ardhur koha për qeverisje të djathtë në bashkinë tonë, sepse situata dihet. Braktisje totale e vendit nga politikat e mbrapshta të ndjekura deri tani qoftë nga qeverisja lokale, ashtu edhe nga ajo qëndrore, të cilat janë fatkeqësisht të të njëjtit spektër politik, asaj të majtë. Jeta , në të gjitha bashkitë, ashtu edhe në, siç thashë, ka qenë në qeverisje , por problemet nuk janë zgjidhur në Bregdet. Këtë ndryshim ndjej detyrim për komunitetin tim që kam vendosur të kandidoj për kreun e bashkisë së Himarës.

Folët për çështjen e pronave, si do të zgjidhet, sepse bregdeti ka specifikë të veçantë demografike të lëvizjes së popullsisë?

Pikërisht kjo është ngatërruar shumë, sidomos katër vitet e fundit situata është përkeqësuar shumë. Do të ndërtojmë tryeza publike të bashkëbisedimit me qytetarët, jo vetëm për zgjidhjen e çështjes së pronave, por edhe për problemet e korrupsionit që kanë mbërthyer për fyti si qeverisjen vendore edhe atë qëndrore. Çështja e pronave është shumë delikate dhe nuk është e kollajtë për t’u zgjidhur lehtë, por ka disa faktorë të rëndësishëm, që ndikojnë si të gjitha lejet e ndërtimit nën 250 metra katrorë miratohen nga bashkia, ashtu edhe lejet e rikonstruksionit si dhe lejet për trajtimin e parcelave bujqësore. Pikërisht sorollatjet e qytetarëve që janë bërë deri më sot, nuk kanë për të ndodhur me qeverisjen tonë dhe dua të theksoj se edhe lejet e ndërtimit që jepen nga KKRRT-ja shumë prej tyre jepen nga bashkia. Ne nuk do të sjellim kapitalizëm të ri, por jemi pro investimeve zhvilluese të Bregdetit. Synimi ynë është që bashkia e Himarës të kthehet në streha e banorëve të saj, sepse deri më sot nuk janë mbështetur si nga qeverisja vendore ashtu dhe nga ajo qëndrore. Qytetarët janë pronarë të ligjshëm dhe kanë të drejtën ta shesin pronën vetë ose t’a zhvillojnë turizmin vetë, pa tutelën e shtetit apo qeverisë me ligjin 2020 të investitorëve strategjikë, i cili është jo pengesë, por edhe grabitje e hapur e pronës. Kjo do të marrë fund.

Ç’mund të na thoni mbi përfoljen e personit dhe emrit tuaj për çështjen e Peshkëpisë dhe a keni marrë vërtetësinë e pastërtisë personale, pasi kjo është një nga kërkesat e domosdoshme të kritereve që kërkohen nga KQZ në bazë të kodit zgjedhor?

Po. Në zgjedhjet e vitit 2019 për pushtetin lokal, KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor më refuzuan kandidimin për kryetarr bashkie. Kjo për një dënim që kisha marrë në vitin 2003 në zgjedhjet vendore ku isha sekretar i Qendrës Votuese në fshatin Pilur, këtu i caktuar dhe emëruar nga PD-ja. Ishin ato zgjedhje vendore që edhe OSBE-ODIR, si dhe të gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë folën për manipulim të këtyre zgjedhjeve. Siç dihet zgjedhjet u përsëritën se u vërtetuan parregullsitë e proçesit. E vetmja vepër penale ime ishte se mbrojtja pastërtinë e votës dhe rregullsinë e proçesit. Megjithatë, dua të theksoj se, dënimi im mban datën 07 korrik 2019 nga dy institucionet zgjedhore; KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor. Në media emri më është përfolur edhe për një histori të ndodhur në vitin 2004 në Peshkëpi. Në Greqi për këtë çështje nuk jam hetuar asnjëherë, ashtu edhe mos akuzuar dhe aq më shumë të jem dënuar ndonjëherë. Në Shqipëri ka qenë pak më ndryshe. Kjo çështje është gjykuar dhe hetuar tri herë. Por asnjëherë nuk jam akuzuar dhe dënuar edhe nga gjykatat shqiptare. Herën e fundit, në 2014-ën, çështja u rihap nga krimet e rënda dhe më vonë e mori SPAK-u. Në 06 dhjetor 2021 çështja u mbyll në formë të prerë. Drejtoria e antiterrorit, pasi kreu të gjitha hetimet, flet qartë në vendimin e sajë ku citon se personi i përfshirë në hetim, pra unë, nuk ka asnjë lidhje me çështjen penale. Për këto arsye që përmenda, çështja e kandidimit tim nuk ka asnjë pengesë.

A do të jetë Himara zonë e lirë brenda opozitës, e keni mbshtetjen e “OMONIA”-s, po të shtetit grek?

Jam i bindur se po. Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk futi tri bashki në proçesin primar, që do të thotë se kërkesa e Vangjel Dules është plotësisht e miratuar. Mbështetjen e “OMONIA”-s e kam ashtu edhe të shoqatave të emigrantve në Greqi.

Ju faleminderit dhe suksese!