KLGJ njofton për mbledhjen e radhës, ja temat që do të diskutohen

405
Sigal

Nesër, në datën 14.09.2021, në orën 12:00, do të zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vijim: RENDI I DITËS i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

1.      Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016 gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë, i gjyqtares znj. Emona Muçi.

2.  Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares znj. Emona Muçi, për vitin 2019.

3.      Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit z. Eriol Roshi.

4.      Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit z. Eriol Roshi, për vitin 2019.

5.      Shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e një anëtari në Komisionin për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

6.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura”.

7.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë të gjyqtares znj. Kostandina Kuro”.

     8.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim në       Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës të gjyqtarit z. Adrian               Shega”.

9.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë të gjyqtarit z. Artur Prenga”.

10.  Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Flojera Davidhi dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 125, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

11.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e këshilltares ligjore të znj. Elenita Myftari.

12. Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e këshilltares ligjoretë znj. Eranda Hysi.

13.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykata të apelit të znj. Orjela Skënderi.

14.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmëses ligjore të znj. Blerta Aliu.

15.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e këshilltarit ligjor të z. Zef Macaj.

16.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin këshilltares ligjore të znj. Evriklejda Semani.

17.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e këshilltarit ligjor të z. Metush Meçka.

18.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykata të apelit të znj.Enkelejda Patrioti.

19.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykata të apelit të znj.Nertila Kalanxhi.

20.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykata të apelit të znj. Blerta Hamzallari.

21.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmëses ligjore në gjykata të apelit të znj. Irena Zhurka.

22.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykata të apelit të z. Sokol Loci.

23.  Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor në pozicionin e ndihmëses ligjore të znj.Gersiana Skifteri.