Ndërron jetë në spital 55-vjeçari në Tiranë, dyshohet se është endacak

245
Sigal

Një person i cili ishte gjetur në një nga rrugët në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka ndërruar jetë në spital.

Policia bën me dije se viktima nuk është identifikuar, por dyshohet të jetë i moshës rreth 55-vjeçare.

Blutë thanë se ai u gjet dhe u dërgua në spital nga punonjës të stafit mjekësor në kryeqytet, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia thotë se gjatë këqyrjes paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjekësor, në rrugën “Endri Keko”.

Gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.