Klevis Kapllani u ekzekutua me armë në makinë, zbardhet vrasja e shokut të Nuredin Dumanit

116
Sigal

Zbardhet vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2020. Vrasja në fjalë u zbardh pas hetimeve të SPAK, ndërsa ky i fundit lëshoi sot mbi 35 urdhër-arreste. Përveç kësaj ngjarje, janë zbardhur edhe disa krime të tjera.

Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, një prej të penduarve të drejtësisë që ka çuar në zbardhjen e shumë krimeve me rrëfimeve të disa bandave në vend.

Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se i penduari i drejtësisë të arrestohej nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Kapllani dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe Peqin.