Kishte mbjellë kanabis, prangoset 51 vjeçari në Delvinë

318
Sigal

Policia ka arrestuar 51-vjeçarin me iniciale Gj.P në Delvinë.

Mësohet se 51-vjeçari ka rënë në prangat e policisë, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, kishte kultivuar disa bimë kānabis.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, vunë në pranga shtetasin Gj. P., 51 vjeç, banues në Delvinë, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.