Kisha Orotdokse:Prishja e oborrit e papritur,kërcënohet toleranca fetare

600
Sigal

TIRANE – Katedralja Ortodokse “Ngjallaja e Krishtit” në Tiranë ka reaguar në lidhje me prishjen e kangjellave të murit të tyre rrethues. Përmes një dalje për mediat, Hirësi Nikolla Peshkop i Apolonisë, e cilësoi këtë vendim të qeverisë si të padrejtë, duke shtuar se ky është një vendim arbitrar që kërcënon të drejtat dhe bashkëjetesën fetare në vend.

Duke sqaruar situatën, Hirësi Nikolla u shpreh se kisha ka tre hyrje kryesore, dhe duke parë kushtet e rendit dhe të sigurisë kohët e fundit, sipas tij pa këtë oborr rrethues bëhet e pamundur ruajta e tyre.

Ai nënvizoi se nga ana e qeverisë u premtua një plan i ri, por edhe pas paraqitjes së tij, sërish përfaqësia e Katedrales u shpreh kundër. Megjithatë sipas Hirësi Nikollës kjo nuk u mor parasysh duke vendosur kështu ndërhyrjen në oborrin e saj në mënyrë të papritur.

“Kompleksi i kishës ka 3 hyrje në katin e nëndheshë, të qendrës kulturore, sallën e rinisë si dhe sallën e librave. Ruajtja e këtyre ambienteve bëhet e pamundur për t’i ruajtur pa këtë rrethim, veccanërisht në kushtet e sigurisë ku jemi sot. Larmërimi i parë iu bë kishës nga firma më 12 janar 2015, por qeveria premtoi për një plan të ri. Dhe plani i ri që u dërgua vetëm në fund të muajit të shkurt, ish te i njëjtë me atë të mëparshmin. Përfaqësuesi i kishës u përgjigj se nuk jemi dakord me planin. Më pas u bë shkulja e oborrit të kompleksit në mënyrë të papritur. Këto ndërhyrje arbitrare, përbëjnë kërcënim për sipërfaqen e territorit dhe të kateve të nëndheshme. Këto veprime bien në kundërshtim me ligji 1057, që garanton mbrojtjen e vendeve të shenjta. Jemi të detyruar të protestojmë për këtë vendim që kërcënon bashkëjetesën fetare.” tha në deklaratën për mediat Hirësi Nikolla nga Katedralja Ortodokse në kryeqytet.