Byroja e Hetimit në Kushtetuese PD:S’mund të jetë në varësi të MB

424
Sigal

TIRANË – Gjykata Kushtetuese është duke zhvilluar seancën për shqyrtimin e kërkesës së deputetëve të PD për shpalljen antikushtetues të ligjit “Byroja Kombëtare e Hetimit” kryesisht për nenet 27-36 dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”
 
Duke renditur një sërë problematikash që sjell ky ligj, përfaqësuesi i PD në Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso thekson se  me këtë ligj kryeministri kthehet ne kryeprokuror.
 
Partia Demokratike kërkon  rrëzimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila është miratuar me ligjin 108 të policisë së shtetit. Sipas Ivi Kasos, ndjekja penale është e drejtë e prokurorisë dhe nuk mund të jetë një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

“Sipas Kushtetutës vetëm prokurori përfaqëson shtetin përball Gjykatës. Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pengon veprimtarin e Prokurorisë, çka do të sjellë që hetimet nga profesionale të shndërrohen në hetime politike. Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit shmang prokurorin, si mundet që Ministria e Brendshme të hetojë. Me këtë ligj kryeministri kthehet ne kryeprokuror. Për këto arsye ligji duhet të shpallet antikushtetues.”- tha përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso në Gjykatën Kushtetuese.

Por për juristin e qeverisë, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk krijon mbivendosje. Sokol Pasho e argumenton qëndrimin e mazhorancës me ekzistencën prej vitesh tashmë të SHKB-së.
 
“Byroja ka si qëllim të ndihmojë në luftën ndaj korrupsionit. Si byroja deri me tani ekziston prej vitesh SHKB-ja, dhe s’ka krijuar mbivendosje.”- tha juristi Sokol Pasho.