Një kryeparlamentar serb për herë të I në Tiranë, nis bashkëpunimi

401
Sigal

TIRANE – Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç viziton sot Tiranën me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta prit në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit mbajne nje konference  të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Maja Gojkoviç: Realizmi i vizitës shpreh dëshirë të qartë të bashkëpunimit mes nesh. Vizitë historike vizita e parë mes dy parlamenteve tona, asnjë kryeparlamentar serb nuk ka qenë në Shqipëri. Jam shumë e kënaqur që jemi kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe unë që hapëm këtë bashkëpunim mes dy parlamenteve tona. Takimet mes përfaqësueseve të dy shteteve tona janë në një nivel shumë të lartë. Përshëndesim vizitën e kryeministrit Rama në Beograd she përshëndesim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë. Ajo që i mungonte marrëdhënieve tona ishte bashkëpunimi parlamentar.

Ramë dakord për bashkëpunim konkret mes komisioneve tona, si dhe bashkëpunim të organizatave tona të delegacioneve tona parlamentare me organizatën ndërkombëtare.
I bëj thirrje kryeparlamentarit Meta për një vizitë në vendin tonë ku të nënshkruajmë një marrëveshje për bashkëpunimin mes parlamentareve ku të përcaktojmë fushat ku do të bashkëpunojmë.

Jemi të bindur që duhet bashkëpunimi mes kryeparlamentarëve në rrugën e përbashkët të dy vendeve drejt BE.

Ka çështje që Shqipëria dhe Serbia nuk pajtohet, por bashkëpunimi do të vazhdojë për ato çështje që nuk ekziston asnjë konflikt që duhet ndjekur ai shembull për çështjet që nuk kemi problem, gjëja më e rëndësishme është që dy parlamentet tona të mbështesin bashkëpunimin rinor. 

Meta: “U fokusuam për thellimin e marrëdhënieve parlamentare të dy vendeve, bindje se gjatë viteve të fundit marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë ngritur në një nivel të ri, biseduam edhe për zhvillimet në rajon, dy vendet të ndërgjegjshme për rolin dhe peshën që kanë për të rritur parametrat e paqes dhe të ekonomisë në rajon, mbështetje për avancimin e dialogut, popullsi shqiptare në Preshevë vlerësojmë integrimin me të drejta të plota si një urë bashkëpunimi midis nesh
 
Të lëmë pas të kaluarën që kanë cunguar avancimin ekonomik dhe social të hapësirës së përbashkët rajonale. Serbia dhe Shqipëria e kanë të ardhmen të mirë integruar brenda familjes evropiane”