Kërkohej për dhunë në familje dhe armë, kapet vlonjati

250

Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga një të ri, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale për dhunë në familje dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake.

Sipas bluve të Vlorës, shtetasi i arrestuar është R.D vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

1. D., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij personi u bë për arsye se 29 vjeçari ka qenë në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Vepra penale për të cilat Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.122 të vitit 2014, e ka dënuar me rreth 1 vit burgim.