KE përshëndet zgjerimin e Shoqatës së Gazetarëve Europianë në Shqipëri: Pandemia ju vështirësoi punën

204
Sigal

Věra Jourová, Zv.Presidente e Komisionit Europian për Transparencën dhe Vlerat përshëndeti zgjerimin e Shoqatës së Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri me një mesazh direkt për median.

Jourova tha se gjatë pandemisë gazetarët përjetuan presione të mëdha ekonomike, por edhe politike, prandaj BE mbështet rolin e shoqatave dhe gazetarëve si një vlerë europiane.

Mesazhi i plotë:

Zonja dhe zotërinj!
Është një kënaqesi për mua t’ju drejtohem sot në këtë hap të rëndësishëm që po hidhni para! Sot Shoqata e Gazetarëve Europianë dega e Shqipërisë, po rritet dhe gjithashtu po bëhet dhe më e madhe në numër. Une ju dërgoj urimet e mia më të mira për përvjetorin e shoqatës dhe do më pëlqente t’u jepja një mirësëardhje të ngrohtë antarëve të rinj të shoqatës tuaj. Jam shumë e kënaqur që ky event është zhvilluar në shtëpinë tonë të Europës (EUROPE HOUSE) në Tiranë. Unë mendoj se ky është një simbol i rëndësishëmi i cili tregon se Bashkimi Europian mbështet gazetarët në përpjekjet dhe gadishmërinë e tyre për të bashkuar forcat kudo në Europë. Kjo është shumë e nevojshme sepse kushtet në të cilat punojnë gazetarët po bëhen gjithnjë dhe më të vështira. Gjatë pandemisë ne kemi parë se informacioni mund të shpëtoj jetë. Ne po ashtu kemi parë se informacioni është thelbësor për ta bërë demokracinë të funksionojë dhe pandemia tregoi se më shumë se kurrë ne duhet të mbrojmë, ata që na informojnë ne.

Unë do të doja tu bëja nderime të gjithë gazetarëve që punojnë pa u lodhur, ndonjëherë duke rrezikuar dhe jetën e tyre për të kontrolluar faktet dhe për të mbajtur pushtetin nën kontroll. Ata janë në një presion në rritje, presion ekonomik dhe ndonjëherë dhe presion politik. Komisioni Europian do të vazhdojë të rrisë përpjekjet e tij dhe të veprojë për lirinë e shtypit brënda dhe jashtë kufinjve të Bashkimit Europian.

Kjo tregon se ne do të vazhdojmë të japim mbështetje me fonde për projekte të cilat ofrojnë ndihmë juridike dhe trajnime të gazetarëve gjithashtu do të mbështesim investigimet ndërkufitare. Ne gjithashtu po punojmë për të përmirësuar respektimin e rekomandimeve të Këshillit Europian rreth sigurisë së gazetarëve dhe aktorëve të tjerë në media. Shqipëria është angazhuar për këto standarte. Ju mund të mbështeteni te ne! Delegacioni Europian në Shqipëri është atje për t’ju ndihuar ju, dhe unë do të doja t’ju falenderoja përsëri dhe ju uroj event sa më të mbarë!