Neritan Sejamini u drejtohet ambasadorëve: Jeni bërë të turpshëm, ju nuk merreni seriozisht

556
Sigal

Analistit Neritan Sejamini e cilëson të turpshëm reagimin e diplomatëve të huaj në vendin tonë, të cilët, sipas tij, “bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë”. Neritan Sejamini: “Është qesharake të shikosh nivelin e turpshëm ku kanë përfunduar ambasadorët perëndimorë në Tiranë: Bëjnë thirrje për mbrojtjen e pronës publike, pra të kërpudhës, dhe jo për mbrojtjen e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë; flasin për rrezikun që i vjen vendit nga prishja e kërpudhës, ndërkohë që heshtin prej vitesh, pa belbëzuar qoftë edhe një fjalë, për rrezikun që i vjen Shqipërisë, po edhe vendeve të tyre, nga kapja e shtetit prej krimit dhe korrupsionit marramendës. Shqiptarët nuk duhet t’i marrin ata seriozisht, sikurse, për të keqen e tyre, morën seriozisht dy manipulatorët e vegjël Vlahutin dhe Lu. Shqiptarët duhet të marrin seriozisht veten e tyre, lirinë dhe dinjitetin e tyre, dhe të drejtën për të vendosur vetë se çfarë qeverie duan.