“Kastrati” mundëson uljen e çmimit të biletave në aeroportin e Rinasit

292
Sigal

Që nga momenti që TIA-n e ka marrë me koncesion kompania “Kastrati”, numri i fluturimeve në Shqipëri ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kjo falë sigurisë që kanë dhënë investimet që po bën grupi “Kastrati”

Shefqet Kastrati që njihet si një prej investitorëve më të mëdhenjë në Shqipëri, por edhe në Rajon, ka gjetur rrugë që të ulë çmimin e biletave në aeroportin e Rinasit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës sqaron se trafiku i sezonit veror i ka tejkaluar vërtetë të gjitha pritshmëritë. TIA sipas tij po ecën shumë më mirë se cdo aeroport tjetër Europian. Çmimi i biletave pa dyshim ka qenë çmimi i biletave pasi më parë qytetarët e kishin të vështirë ta përballonin të udhëtuarit me avion. më parë, kanë mundësinë të udhëtojnë tani.

Për këtë arsye thotë CONSTANTIN VON ALVENSLEBEN, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. segmenti low cost është shumë i rëndësishëm dhe Wizz Air është një histori suksesi që ka sjellë bazën e gjashtë në TIA. Wizz Air ofron cmime më të ulëta por nuk është i vetmi. Tashmë nga Rinasi fluturojnë dhe kompani të tjera low cost si për shembull Easy Jet, Flynas nga Arabia Saudite. Të gjitha së bashku kanë ndihmuar shumë në uljen e cmimeve të biletave dhe
rritjen e trafikut të pasagjerëve.

E gjithë kjo situatë pritet të pasohet dhe me investimet e reja në aeroport, gjë që parashikon dhe nisjen së shpejti të punimeve për pistën e re. Një investim që kap vlerën e 100 mil eurove dhe që synon të rrisë shumë shpejt jo vetëm kapcitetet e përpunimit të udhëtarëve, por edhe hapësirat dhe vendet parkimit në pistë, duke mundësuar kështu uljen e më shumë avionëve e madje edhe të atyre më përmasa më të mëdha.

Ndërsa për udhëtarët nga Shqipëria kompania e fluturimeve low cost ka sërish lajme të mira. Aktualisht Wizz air fluturon nga Shqipëria në 29 destinacione jo vetëm europiane, ndërkohë që në dhjetor pritet të nisin fluturimet edhe për 3 destinacione të reja. Duke e çuar këtë numër në 32. Por një gjë nuk duhet harruar.

Një çmim më i ulët nuk do të thotë aspak tolerancë në cilësi. Për më tepër, pozitiv ështe fakti që rritja e investimeve në aeroport dhe shtimi numrit të fluturimeve do të rrisë dhe kërkesën për punësime të reja. Ndërsa TIA bëhet gati për investimet e reja përfaqësuesit e WIZZ air, thonë se me rritjen e kapaciteteve të tyre, ata do të kenë nevojë për të punesuar më shumë se 140 persona.