Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Kryeministri Rama: Falenderoj vendet që na kanë ndihmuar me vaksinat. Nder që po ndaj sfidat tona

182
Sigal

Kryeministri Rama sonte duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sesioni i 76-të.“Është një nder i veçantë të mban këtë fjalë si përfaqësues i një vendi që i bashkohet për herë të parë OKB si anëtar jo i përhershëm. Një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej vendeve më të shtypur në botë. Dua ta nis duke falënderuar anëtaret e OKB për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Shqipëria është vend që ka përjetuar izolimin që ka shkurtuar mundësitë e bashkëpunimit. Ajo do të ulet në këshillin e sigurisë me një axhendë të qartë për nxitjen e paqes, respektimin e të drejtave të njeriut, rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Një angazhim konkret dhe të vazhdueshëm e aktiv për të luftuar ndaj terrorizmit. Jam i kënaqur që jam në gjendje të ndaj sfidat tona të përbashkëta më të mëdha. Pandemia ka shkaktuar dhimbje kudo.

Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, tha Rama.