Frika nga hapja e dosjeve, shpërthen në flakë Kadastra e Durrësit

145
Sigal

SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës, një prej institucioneve të zhytur në krizë prej 2 vitesh. Hetuesit kanë sekuestruar kartelat e disa dosjeve me probleme kryesisht në bregdet, ndërsa jashtë godinë dhjetëra qytetarë kërkonin të zgjidhnin problemet e tyre. Ata kanë akuzuar zyrtarët e kadastrës se u kanë vjedhur pronat për tja dhënë personave të fuqishëm e me pushtet.

Kujtojmë që ky institucion është përfshirë nga Kaosi, u njoftua edhe ndryshimi i drejtorit të radhës, që në 2 vite, rezulton të jetë drejtori i 14 që jep dorëheqjen.

Sot është larguar nga detyra drejtori i komanduar Klodian Troci dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta, i besuari i Arben Ahmetajt.

SPAK ka frikësuar institucionet e Hipotekave në vend. Pas zbarkimi Vlorës, mesditën e djeshme ka shpërthyer në flakë salla e serverave në Kadastrën e Durrësit. Ende nuk dihet nëse kemi dëme materiale apo të lënduar nga ky zjarr. Kujtojmë se në krye të hipotekës së Vlorës është emëruar sot Reinard Meta. Meta zuri vendin e Klodian Trocit. Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrimet , legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.SPAK ka ardhur në institucion për hetim të disa dosjeve për pronat në bregdet.