Kapet në Himarë i shumëkërkuari, ja për çfarë ishte i dënuar me 10 vite burg

615
Një 51-vjeçar është prangosur nga policia kufitare në Borsh, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale ”Mashtrim” .
Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit, kanë kapur e ndaluar në fshatin Lukovë, Himarë, shtetasin e shpallur në kërkim: Artan Muça, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i lartpërmendur ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ”Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Shtetasi do të shoqërohet pranë ambienteve të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal