Ballina Aktualitet Kaosi dje në Kuvend, vijon jehona në mediat ndërkombëtare, BILD: Zv/kryeministrja akuzohet...

Kaosi dje në Kuvend, vijon jehona në mediat ndërkombëtare, BILD: Zv/kryeministrja akuzohet për korrupsion, opozita në protestë

 

Kaosi i djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media gjermane BILD i ka kushtuar hapësirë zhvillimeve në Tiranë, duke raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta të opozitës ndaj zv/kryeministres, e cila akuzohet nga SPAK për përfshirje në afera korruptive me tenderat.

NOA

Sipas BILD, seanca parlamentare u shoqërua me protesta brenda Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës shpalosën pankarta, thirrje, ndezën flakadanë dhe bllokuan punimet e seancës.

Prokuroria e Posaçme kërkon heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Jehona e djeshme ka mbërritur edhe në botën arabe. Media AlArabya në gjuhën angleze ka pasqyruar me video përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë