Mbrëmjen e kaluar një tragjedi me 4 viktima ndodhi në Gramsh, ku babai me dy djemtë e tij dhe nipin u mbytën në liqenin e Banjës.
Banorët e zonës kanë treguar detaje tronditëse, duke thënë se ata kanë tentuar të ndihmojnë njëri – tjetrin dhe për pasojë janë mbytur.
Sipas tyre në liqen ka gropa të mëdha, ndërsa shprehen se në 2-3 vitet e fundit janë regjistruar edhe 10 raste të tjera.
“Shteti të bëjë kufizime, të paktën mos të ndodhin të tjera, sepse kanë ndodhur shumë në këtë pjesë të liqenit, kanë ndodhur mbi 10 raste në dy tre vite. Është shokuar familja. Ata kanë ndihmuar njëri tjetrin dhe janë mbytur”, tha një banor i zonës per mediat.
“Ka pasur raste të tjera, para dy ditësh është mbytur një tjetër. Është një rast që na ka prekur të gjithëve. Aty ku janë futur këta kanë qenë ca groipoa, këta nuk e kanë ditur. Ka hyrë njëri, të tjerët kanë dashur ta ndihmojnë Dhe janë mbytur” tha një tjetër banor.
Kujtojmë që babai me dy djemtë dhe nipi i tij, të cilët hynë për t’u larë në liqen, por nuk dolën më nga hidrocentrali i Banjës. Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni.