Krishlindjet në Tiranë

571
Sigal

Në Shqipëri besimtarët e krishterë
festuan ditën e Lindjes së Krishtit një prej ngjarjeve më të rëndësishme të
këtij besimi. Katolikë dhe ortodoksë në shumë qytete të vendit ndoqën meshat e
organizuara me këtë rast.

Drejtuesit kryesor të Kishës Katolike
dhe Ortodokse në Shqipëri Arkipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, imzot
Xhorxh Frendo dhe Kryepeshkopi Anastas, në mesazhet e tyre të Krishtlindjes i
kushtuan një vëmendje të posaçme plagëve të sotme të njerëzimit dhe mesazheve
për paqe.

Imzot Frendo në fjalën e tij i bëri
thirrje besimtarëve katolikë “të shmangin errësirën e një bote që vret shumë
njerëz. Që vret dinjitetin dhe të drejtat e shumë personave”, duke shtuar se
“ata që sot po vrasin pa mëshirë njerëz vetëm sepse nuk ndajnë me ata të
njejtin besim janë të vërber. Njeriu ende nuk e ka kuptuar se Paqja nuk është
dicka që mund të prodhohet në një laborator”, tha ai.

Ndërsa gjatë Liturgjisë Hyjnore të
krishtlindjes Kryepeshkopi Anastas theksoi se “Sot të gjithë e pranojnë nevojën
e paqes së përbotshme dhe të solidaritetit. Por, ajo që zakonisht injorohet dhe
është një e vërtetë e vyer, është fakti se e kundërta e paqes dhe e drejtësisë
nuk është lufta dhe shfrytëzimi ekonomik, por egocentrizmi- rrënja e
arrogancës. Egocentrizmi i individëve, i grupeve, i kombeve.

Virusi i arrogancës transformohet më tej
– tha ai – duke ndotur rrezikshëm shumë njerëz dhe jo vetëm ata që ndodhen në
pozita të larta politike, akademike dhe kishtare”.

 VIDEO

http://http://www.zeriamerikes.com/a/3650246.html