Jeta e patriotit Faik Shatku

1237
FAIK SHATKU (Dibër e Madhe)
-Lindi në Dibër më 12.06.1889
-Pas viti 1912 së bashku me familjen e tij vendoset në Stamboll (Ejup Sulltan).
-Shkollën e mesme tregtare Franceze e kreu në Selanik dhe pas diplomimit kthehet sërish në Stamboll pranë familjes më 1915.
-Po atë vite filloi studimet në Universitetin Mylkije të Stambollit në fushën e Jurispondencës.
-Punoi ca kohë në Gjykatën e Lartë të Stambollit ku dhe Doktoroi më vitin 1922.
-Në shtatorin e vitit 1924 së bashku me familjen e tij kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Tiranë.
-Pasi kishte ndodhur dhe i ashtuquajturi “Revullucion Bollshevik”.Faik Shatkut Qeveria Bollshevike i afron post në hierakrinë e lartë shtetrore,por Faiku refuzon dhe nuk pranon të bashkëpunojë me qeverinë bollshevike të Nolit.
-Në fillim janarin e vitit 1925 Faiku fillon të punojë në gjykatat e Elbasanit dhe ate të Korçës, dhe më pas nga qershori i vitit 1925 si Prokuror në Tiranë.
-Deri më vitin 1926 mbajt dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm si dhe ate të Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit dhe Gjyqësorit Ushtarak post të cilin e mbajti deri më vitin 1936.
-Faik Shatku njihej dhe si prokurori i cili nuk iu nënshtrua presionit Frances e Bullgar,dhe i dënoi me dënime kapitale 2 me varje një me të përjetshëm pjestarët e degës së VMRO-së në Durrës,të cilët kishin pregaditur atentat ndaj Mbretit Ahmet Zogu por që nuk arritën ta realizonin.
-Po ashtu Faik Shatku njihej edhe si njeriu i cili përpiloi aktin e shpalljes së amnestisë për të gjithë “puçistët” e Nolit,me miratimin e Mbretit Zog.
-Së bashku me Thoma Orollogain, Agjah Libohovën,Mehdi bej Frashërin Njiheshin si ndër Konstitucionalistët më të mirë që kishte Shqipëria,nga të cilët buroi dhe Kushtetuta e Parë Shqiptare, ndërsa në vitet 1927-1928 dhe Kodi Civil dhe ai Kodi Penal.
-Më 1936 zgjidhet Deputet i Qarkut të Elbasanit.
-Një kontribut tepër të çmuar do të jepte edhe gjatë periudhët 1936-1938 si Minister i Arsimit Shqiptar.
-Me një kontribut dhe inisjativë të tijën më vitin 1937-të u kthyen eshtrat e Naim Frashërit në Shqipëri.
-Nga shtatori i viti 1938 deri më prillin kobzi të vitit 1939 do të mbante postin e Ministrit të Drejtësisë.
-Me pushtimin fashist Italian,Faiku së bashku me zyrtarët e Lartë të Mbretit Zog,largohet për në Turqi e për tu kthyer sërish në Shqipëri në fillim prillin e viti 1940.
-Pushtuesit Fashist Italian e internojnë së pari në Bari dhe përfundon në kampin e internimit në Bergamo të Italisë.
-Më vitin 1942 kthehet sërisht në Atdhe.
-Megjithë kërkesave të miqve të tij Thoma Orologai dhe të Mehdi bej Frashërit,Faiku preferoi të mbetej jashtë qeverive dhe kontriboi në Konsulenca Juridike me miqtë e tij.
-Faik Shatku hartoi Statutin e Organizatës Lëvizja e Legalitetit me pëlqimin e kolonel Abaz Kupit.
-Nën shantazhe,malltretime,pengmarje e burgosje,gjithmonë nën presionin e lartë të qeverisë jo legale komuniste. Faik Shatku ky Patriot e Atdhetar ndëroi jetë më datë 15.04.1946 në Tiranë.
Nga Eugen Shehu
Sigal