Jepet masa e sigurisë për 7 personat që fituan miliona lekë nga bastet(EMRAT)

552
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për disa nga të arrestuarit e aksionit “Lojërat e fatit”.

Trupi Gjykues ka vendosur për shtatë nga të arrestuarit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Arrest me burg:

Redinel Hamolli,

Erjon Kreka,

Iglu Spaholli,

Klajdi Kuqo,

Elvis Brahimi,

Taulant Reçi,

Melazim Hyka

Operacioni

Si reazultat i operacionit u arrestuan 115 persona, ndërsa 24 persona janë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim

U sekuestruan rreth 172 milion lekë të vjetra kompjutera të lojërave të fatit, dhjetëra aparatë celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e këtij aktiviteti kriminal.

Operacioni u ndërmor në 8 qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër.

Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.