Janari me bilanc lufte, 506 aksidente me 16 viktima

504
Sigal

Bilanc lufte. Kështu mund të quhen shifrat e aksidenteve rrugore për muajin janar.

Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, në të gjithë Shqipërinë janë regjistruar plot 506 aksidente rrugore ku në disa prej tyre ka patur edhe viktima.

Konkretisht, në 112 aksidente kanë humbur jetën 16 persona.

Mësohet se Tirana ka bilancin më të lartë të aksidenteve rrugore, ku më pas ndiqet nga Vlora, Durrësi dhe Elbasani.

Pavarësisht pretendimeve të Policisë Rrugore për shtim të masave dhe gjobave ndaj drejtuesve të automjeteve, duket se aksidentet rrugore vijojnë të jenë një prej njollave të saj të zeza.