Kosova 16 vjet Republikë, Bajram Begaj: Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë!

27
Sigal

Presidenti i Shqipërisë ka uruar 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Shtetit shprehet se Kosova e pavarur është faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se “jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, duke shtuar se kjo duhet shfrytëzuar si mundësi për të treguar “se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në”.

Postimi i plotë:

Kosova 16 vjet Republikë.

Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në.

Gëzuar, Kosovë.