Ja si ndodhi aksidenti në Fier ku vdiq 14-vjeçari

542
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier. Një 14-vjeçar është përplasur nga makina dhe ka humbur jetën. I mitur duke ecur me motor në fshatin Fermë – Çlirim, kur u përplas nga automjeti.

14 – vjeçari po ecte bashkë me nënën e tij kur u goditën nga një automjet. Nga aksidenti nëna ka mbetur e plagosur rëndë. Ndërkohë shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak momente më vonë nga policia.

Ja njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarje