Vidhnin kasetat e internetit nëpër pallate/ Dy të arrestuar në Tiranë

554
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, në Tiranë, pas kallëzimeve të marra  nga administratorët e disa  pallateve  për  vjedhjen e  kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike, si dhe së fundmi  për vjedhjen  një nga zyrat e  njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik  në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. D.,23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja”.

B. K.,31 vjeç banuese në Tiranë.

Gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra  metra tel alumini  e kabllo elektrikë.

Në  vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  u bë dokumentimi edhe i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në periudhën shkurt-mars nëpër ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet, ku kanë vjedhur kasetat  shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.