“Edi Rama vrasës i zgjedhjeve”, Braimllari: KQZ ka shkelur ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e caktuar me dekret nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Braimllari hodhi akuza të forta në drejtim të KQZ pas dështimit të mbledhjes së njoftuar ditën e djeshme ku si rend dite ishte shqyrtimi i kërkesës së opozitës për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit.

Braimllari u shpreh  se KQZ me këtë veprim ka shkelur ligjin, ndërsa rikujtoi se anëtarët që nuk u paraqitën dje në mbledhje do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

NOA

“Edi Rama është vrasësi i zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet janë më 13 tetor dhe KQZ nuk  e merr dot në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës. KQZ  duhet të nisë procedurat për organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të jenë zgjedhje të lira. Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por votime për të zgjedhur rilindasit e tyre. Edi Rama tentoi të kthente në Shqipëri sistemin monist, por këtë 85% e shqiptarëve e refuzuan.  Modeli i Edi Ramës është: shkatërro dhe uzurpo institucionet. Në këshillat bashkiakë nuk ka më debat. Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi”- tha Braimllari