Shpartallohen doganat, ora luksi me vlerë 100 miliardë lekë drejt Shqipërisë

920
Sigal

Antikrimi ekonomik grek “SDOE” raporton kapjen e kontejnerit përpara se të futej në doganën shqiptare, brenda të cilit u gjendën 30 mijë ora kontrabandë të firmave ROLEX, HUBLOT, PATEK PHILIPPE, vlera e të cilave kap shifrat e mbi 80 milionë eurove. Oligarkët që fshihen pas saj dhe agjencia doganore që ka kryer operacionin Kinë-Porti i Pireut-Shqipëri. Me këtë vlerë pensionet e shqiptarëve do të rriteshin mbi 20%. Ja faksimilet

Gazeta “Telegraf”

Media greke, Ant1news.gr: 30.000 orë falso të markave të shtrenjta. me vlerë mbi 75 milionë euro, me destinacion Shqipërinë sekuestrohen në Pire

Tronditen doganat, ora luksi me vlerë 100 miliardë lekë drejt Shqipërisë

Aksioni i informalitetit dhe zhurma e madhe me statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin dhe qëndrimin që qytetarët, biznesi i vogël dhe ai në tërësi ka për këtë veprime të administratës shtetërore. Është më se normale që formalizimi ka vlerë, por në përgjithësi zgjidhja e çështjeve dhe problematikave fillon nga “koka“ dhe jo nga “bishti”. Pa u formalizuar biznesi i VIP-ve, pa iu prerë rruga oligarkëve që kanë miliona dhe miliarda pa paguar vit pas viti, nuk mundet që të kërkosh të mbushësh arkën me biznesin e vogël apo ambulantët, të cilët punojnë sa për të mbajtur frymën gjallë. Një biznes i vogël, nga i cili shteti përfiton jo më shumë se 20 milionë euro në fund, është një pikë uji në buxhetin mbi 5 miliardë euro të financave qeveritare. Një kompani nafte në Ballsh para dy vitesh kishte mbi 60 milionë euro pa paguar taksa dhe nuk i hyri një gjemb në këmbë. Dhe sot ne po formalizojmë biznesin e vogël, shuma që përfiton prej të cilëve shteti, në të gjithë vendin, për tre vite është e barabartë me shumën që Oligarku nga Ballshi nuk i ka paguar shtetit për 6 muaj. Ndaj këto veprime janë më shumë për zhurmë, se sa një vendim i pjekur ekonomiko-financiar nga i cili mund të shpëtojë buxheti i shtetit. Nëse shteti e ka vërtetë seriozisht, mjafton të “blindohen” pikat doganore, t’u tregohet vendi hajdutëve, kantrabandistëve dhe të mos falen miliarda euro të papaguara nga oligarkët me VKM apo ligje parlamentare. Atëherë do të shohim rezultate konkrete, arka e shtetit do marrë atë që i takon, bizneset do kenë konkurrencë të ndershme dhe të gjithë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Në të kundërt, të gjithë mendojnë dhe gjykojnë se ky aksion po bëhet për të bërë zhurmë dhe tërhequr vëmendjen nga kriza reale politike dhe ekonomike që ka mbërthyer vendin. Të mbledhësh më shumë taksa nga sa është absolutisht e nevojshme, është grabitje ligjore. Ndaj politika është kthyer në art dhe bind njerëzit me spote e fjalime që të paguajnë taksa për shtetin, por në të vërtetë këta delenxhinj i duan taksat dhe djersën e shqiptarëve për t’i vjedhur më vonë me tenderë, PPP, projekte fiktive dhe, ndonjëherë duke sulmuar dhe grabitur edhe Bankën e Shtetit.

Qeveria ka humbur mushkën dhe tani po kërkon kapistrën!

Një fjalorin e filozofisë kur diskutohet çështja e vjedhjes dhe grabitjes thuhet se: Është e papranueshme vjedhja, qoftë edhe për copën e bukës, e rëndë dhe akt kriminal grabitja e çantës, e guximshme vjedhja e një pasurie dhe madhështi vjedhja e një shteti të kthyer në “Mbretëri”. Dhe, çuditërisht sa më i madh dhe më i rëndë faji aq më e vogël akuza. Sa më lart ngjitesh, aq më pak ndëshkohesh. Ata që vjedhin natën janë të varfër dhe të zhveshur, ata që vjedhin ditën janë të pasur, të kollarisur dhe poste të larta në pikat kyçe ku qarkullojnë miliarda. E bëmë këtë reagim të shkurtër duke marrë shkas nga një superskandal i bërë publik ditët e fundit nga shteti grek, policia e krimit ekonomik dhe mediat greke, por që çuditërisht në Shqipëri heshtet. Po si qëndron e vërteta e këtij skandali që nuk lë pa përfshirë doganën shqiptare dhe shkatërron imazhin e Shqipërisë në tregun Evropian dhe Botëror të Tregtisë?!

Skandali 100 miliardësh i kontejnerit me ora luksi të falsifikuara që vinin nga Kina me destinacion Shqipërinë

Në datën 7 gusht, vetëm 20 ditë më parë, strukturat e policisë ekonomike dhe ato të trafiqeve të Greqisë kanë bllokuar një kontejner që vinte nga Kina, i cili pasi u shkarkua në portin e Pireut drejtohej sipas dokumenteve të agjencive doganore drejt doganës shqiptare. Automjeti me kontejnerin e ngarkuar është ndaluar pa hyrë në tokën shqiptare dhe pas kontrollit janë gjetur brenda tij rreth 30 mijë ora luksi të firmave më të mira në botë, por që ishin jo të kompanive prodhuese. Në këtë kontejner, sipas raporteve të bëra publike nga policia helene janë kapur ora të firmave; ROLEX, HUBLOT, PATEK PHILIPPE. Sipas bursës dhe dyqaneve të shitjes çmimi i këtyre orëve për 1 copë, po të ishin origjinale, shkon deri në 35 mijë euro. Nëse nuk janë origjinale dhe përbërje floriri, por imitim i pakuptueshëm dhe i sofistikuar, çmimi për 1 copë shkon nga 2 mijë deri në 5 mijë euro. Edhe sikur të llogarisim çmimin minimal për 1 copë, 2000 apo 2500 euro, vetëm vlera e orëve të sekuestruara arrin në mbi 75 milionë euro. Sigurisht që këtu nuk po merremi me mallrat e tjera të sekuestruara, me afërsisht 200 mijë çakmakë me 500 lekë copa, shuma arrin në 100 milionë lekë. Por ekipet e specializuara të krimit ekonomik dhe financiar të Greqisë i kushtonin rëndësi faktit se: Si ka mundësi që kjo vlerë kaq e madhe tenton të futet në doganat shqiptare?! Me siguri që pas saj fshihen qarqe të caktuara të oligarkëve shqiptarë, të lidhur me qeveritarët dhe elementë të rëndësishëm në strukturat doganore shqiptare. Përveç sasisë dhe vlerës, një tjetër situatë e rëndë për shtetin dhe që njollos doganat shqiptare ka të bëjë me faktin, që kompanitë prestigjioze botërore të prodhimit të orëve, u kanë kërkuar shërbimeve të specializuara amerikane dhe evropiane hetim të thelluar për dëmin ekonomik dhe goditjen e imazhit të ROLEX, HUBLOT dhe PATEK PHILIPPE. Sipas ekspertëve doganorë, praktikat e kryera nga tregtarët lënë gjurmë, pasi duhet bërë pagesa. Kjo pagesë, edhe pse bëhet me çmim dysheme për të paguar sa më pak doganë, dhe TVSH, është bërë ose me bankë, ose me pagesë në dorë. Nëse nuk është bërë me bankë, atëherë agjencia doganore në vendin e origjinës që ka bërë dokumentet dhe që ia ka transmetuar agjencisë doganore në portin e Pireut dhe kjo, sapo është nisur drejt Shqipërisë, ia ka transmetuar dokumentacionin agjencisë doganore në pikën hyrëse për në vendin tonë. Nëse pagesa është bërë me bankë, atëherë në cilën bankë dhe nga cila llogari bankare? Pra, sido që të jetë, faktet tregojnë se “tregtarët –oligarkë” kanë lënë gjurmë, janë të identifikueshëm dhe dogana shqiptare të hetohet, pasi dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit kap shifra marramendëse. Qeveria dhe ministria e Financave për të qenë bindëse dhe për të treguar se aksioni informalitet nuk është një show mediatik, duhet të hetojë skandalin në të cilin doganat shqiptare dhe elementë të caktuar në pikat doganore dhe drejtuesit e saj janë të implikuar dhe kanë dalë garant për kalimin e këtij malli, vlera e të cilit arrin mbi 75 milionë euro ose rreth 100 miliardë lekë. Nuk duam të besojmë se e gjithë qeveria është e implikuar në këtë skandal, por elementë të caktuar të saj i kanë shkaktuar buxhetit dëme të mëdha në vlera materiale dhe shtetit i ka ulur imazhin e tij në sytë e ndërkombëtarëve.

  1. Nëse shteti e ka vërtetë seriozisht, mjafton të “blindohen” pikat doganore, t’u tregohet vendi hajdutëve, kantrabandistëve dhe të mos falen miliarda euro të papaguara nga oligarkët me VKM apo ligje parlamentare.
  2. Atëherë do të shohim rezultate konkrete, arka e shtetit do marrë atë që i takon, bizneset do kenë konkurrencë të ndershme dhe të gjithë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Në të kundërt, të gjithë mendojnë dhe gjykojnë se ky aksion po bëhet për të bërë zhurmë dhe tërhequr vëmendjen nga kriza reale politike dhe ekonomike që ka mbërthyer vendin

 

  1. .Qeveria dhe ministria e Financave për të qenë bindëse dhe për të treguar se aksioni informalitet nuk është një show mediatik, duhet të hetojë skandalin në të cilin doganat shqiptare dhe elementë të caktuar në pikat doganore dhe drejtuesit e saj janë të implikuar dhe kanë dalë garant për kalimin e këtij malli, vlera e të cilit arrin mbi 75 milionë euro ose rreth 100 miliardë lekë.

Oligarkët shqiptarë përdorin portin e Pireut, për të sjellë mallra të falsifikuara nga Kina

Një nga mediat më prestigjioze greke, sikurse është Ant1, publikon një lajm të bujshëm. Policia greke e luftës kundër krimit ekomomik në Greqi, ka sekuestruar një kontejner, i cili përmban afërsisht 30.000 orë të falsifikuara të firmave më të shtrenjta, i cili denstinacionin kryesor të mbërritjes kishte Shqipërinë. Kështu, media greke Ant1 bën me dije se tashmë mafia shqiptare, përdor edhe portin e Pireut për të sjellë nga Kina, mallrat, të cilat janë falsifikim i firmave më të njohura në Botë. Ja përmbajtja e plotë.

Ant1news.gr

Një goditje kundër trafikimit dhe tregtisë së produkteve të imituara arriti të japë SDOE, Policia greke kundër krimit ekonomik, në datën 7 gusht, pas një operacioni në Atiki, duke sekuestruar një sasi shumë të madhe produktesh, që kanë falsifikuar firmat më të njohura. Midis produkteve që u sekuestruan, ka edhe orë luksi të imituara të firmave më të njohura ndërkombëtare, sikurse ROLEX, HUBLOT, PATEK PHILIPPE etj, kartë garancie, si edhe ambalazhin sipas këtyre firmave të orëve të luksit, sikurse edhe mbi 180.000 çakmak, me shenjën tregtare të BIC.

Më konkretisht, pardje, një grup i specializuar i SDOE, Policia greke kundër krimit ekonomik e Atikis, sekuestroi kontejner në portin e Pireut, e cila sillte mallra tregtare nga Kina, të cilat janë mallra të falsifikuara të firmave më të njohura në botë, ndërkohë, që destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria.

Gjatë inventarit, në kontejnerin e sekuestruar në Portin e Pireut, Policia greke kundër krimit ekonomik, në bashkëpunim edhe me punonjësit e Doganës, gjetën dhe sekuestruan këto mallra:

Orë 29.720 copë

Kuti ore 1.630 copë

Çantë ambalazhi 1.100 copë

Kartë garancie të orëve 550 copë

Çakmak të firmës BIC 180.600 copë.

Dëmi në vlera tregtare e firmave të njohura, llogaritet në më shumë se 40 milionë euro. Policia greke, e ka edhe destinacionin përfundimtar, se cilët janë “tregtarët” shqiptarë që do të prisnin këto mallra nga Kina, dhe, sipas disa burimeve të mirinformuara, po përpiqet që të zbulojë, nëse edhe në të kaluarën, këta tregtarë shqiptarë, kanë përdorur portin e Pireut, për të sjellë mallra nga Kina. Policia greke kundër krimit ekonomik, njofton se të gjitha këto sasi mallrash të sekuestruara do të shkatërrohen në Atiki. Këtij operacioni të suksesshëm të Policisë greke të luftës kundër krimit ekonomik, SDOE, i ka bërë jehonë edhe agjencia shtetërore greke, ΑΠΕ-ΜΠΕ, https://www.thetoc.gr etj.