Ja si e feston sot Kuçova 69-vjetorin e çlirimit

958
Sigal

Me mbylljen e sektorit të naftës u shkatërrua edhe jeta e naftëtarëve, të cilët ndihen pesimist për të ardhmen

Klasa punëtore e Kuçovës edhe para pushtimit fashistë pothuajse ka qenë e pushtuar dhe e shfrytëzuar nga italianët, të cilët shfrytëzonin rezervat e naftës dhe naftëtarët, të cilët në atë kohë kishin krijuar një urrejtje, jo vetëm për shfrytëzuesit, por edhe për regjimin e kohës, të cilët kishin lejuar të shfrytëzoheshin burimet e naftës, e vetmja pasuri që kishte Kuçova. Urrejtja që ishte krijuar në radhët e punëtorëve të naftës kishte arritur deri në demonstrata të fuqishme që me kalimin e kohës erdhën duke u rritur. Me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe në veçanti kërkesa që bëri Konferenca e Pezës më 16 shtator 1942, ku i bënë thirrje popullit pa dallim feje, krahine e ideje të ngriheshin në luftë kundër pushtuesve. Klasa punëtore e Kuçovës ishte e lidhur ngushtë me luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Punëtorët e qytetit të Kuçovës ishin ndër të parët, që iu bashkuan kësaj thirrje dhe luftës për liri. Ata mbushën formacionet partizane brenda dhe jashtë rrethit, duke filluar nga njësitet guerilje, çetat partizane dhe deri në batalione, ku kontributin në çlirimin, jo vetëm të qytetit të Kuçovës, por edhe më gjerë. Kuçova mbahej nga fashistët për shfrytëzimin e naftës që prodhohej prandaj dhe pati përqendrime të forcave të mëdha italiane dhe më pas ato gjermane. U deshën sakrifica të mëdha që të largoheshin pushtuesit italian pas kapitullimit të tyre dhe më pas nazistët gjerman. Kjo vërtetohet edhe nga fakti që Kuçova të çlirohej me vonesë. Forcat partizane të Qarkut të Beratit si Brigada e VII Sulmuese dhe me angazhimin e forcave të tjera u bë e mundur që në 18 tetor 1944 edhe Kuçova të çlirohet dhe të marrë frymë lirishtë. Si gjithë Shqipëria punëtorët u bënë zot të naftës dhe pas çlirimit ata kontribuuan me të gjitha forcat që të rindërtonin një klasë punëtore, e cila ishte më e vjetra në shkallë vendi.

Pas çlirimit

Pas çlirimit të vendit nga të huajt, shteti demokratik shqiptarë, menjëherë i hodhi sytë nga qyteti i naftëtarëve. Me kalimin e kohës në këtë qytet u ndërtuan Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, TEC-i si dhe një seri ndërmarrjesh të tjera, të cilat ishin ndërtuar për punimin e arit të zi. Menjëherë filluan që të prodhoheshin nënproduktet e naftës. U prodhua vajguri, i një cilësie të lartë, i cili përdorej për avionët shqiptarë, u prodhua grasua me një cilësi po ashtu të lartë, jo vetëm në shkallë vendi, por edhe përtej kufijve. Pas çlirimit Kuçova numëronte 12 ndërmarrje, ku punonin rreth 11 mijë punëtorë të profileve të ndryshme. Jeta në këtë qytet prej vitesh ka qenë në nivele të larta, pasi qyteti, i klasës punëtore shikohej me një sy tjetër nga qeveria e asaj kohe. Pasi ky qytet naftëtarësh dhe punëtorësh, jo vetëm mbante banorët e këtij qyteti, por dhe Shqipërinë, e cila krijojë të ardhura të mëdha nga eksporti i naftës. Jeta në këtë qytet ishte shumë e lartë. Kuçova njihej edhe për numërim më të madh të intelektualëve dhe teknikëve të mesëm.

Ndryshimi

Pas ndryshimit të sistemit filloi dhe ndryshimi i sektorit të naftës. Gradualisht sektori më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptarë pësojë një shkatërrim total. Ndërmarrjet u vodhën dhe më pas u shkatërruan. Fuqia punëtore mbeti në rrugë pa punë. Shumë intelektual braktisën qytetin dhe u larguan si emigrant jashtë vendit e ndërsa një pjesë tjetër nëpër qytete të ndryshme. Në Kuçovë kanë mbetur vetëm dy ndërmarrje, ajo e nxjerrjes së naftës dhe uzina mekanike, të cilat mbajnë me bukë disa familje.