Ja 157 marrëveshjet e dështuara të Rilindjes në 10 vite

51
Deri tani janë realizuar vetëm këto marrëveshje: 12 koncesionet ekonomike që u janë dhënë kompanive të huaja offshore, ndër to PPP e landfilleve; koncesioni turk i çarterit të Bablokut dhe i anijeve TEC nga Bangladeshi; futja e qumështit pluhur serb në Shqipëri dhe pazari me Alabbar për ndërtim pallatesh e hotelesh në Durrës
Sigal

Marrëveshja e Edi Ramës me kryeministren e italiane, Giorgia Meloni, për sjelljen në Shqipëri të refugjatëve afrikanë, ka shenja se nuk do realizohet, jo ngaqë është pazar personal mes tyre, por sepse e ndalojnë konventat botërore, ligjet e Italisë, të Shqipërisë e BE.

Kjo marrëveshje e radhës e Edi Ramës, do shtohet në listën e marrëveshjeve të dështuara ndërkombëtare; të gjitha të pa realizuara, për shkak se kanë qenë tollumbace propagandistike për të krijuar figurën e liderit global.

Në 10 vite kryeministër, Edi Rama ka sajuar, nënshkruar e trumbetuar 157 marrëveshje ndërkombëtare me vendet jashtë BE, të cilat kanë dështuar e janë lënë në harresë, ndërsa 35 marrëveshje me BE, ka qenë i detyruar t’i bëjë pjesë të veprimtarisë së qeverisë, mbasi janë  paketë e negociatave.

Ndërsa të tjerat me vendet jashtë BE, kanë qenë tollovi propagandistike për të mashtruar shqiptarët, por edhe ato janë shpërfillur nga parlamentet e vendeve përkatës, madje janë hedhur në kosh nga vetë kryeministrat e presidentët, që i kanë firmosur.

Rekord marrëveshjesh private të veshura me mantel ndërshtetëror, por të dështuara e të lëna në harresë, kryeministri Edi Rama ka bërë me Erdoganin 13 në Tiranë e 16 në Ankara, të cilat vetë Erdogan nuk i kaloi për ratifikim në parlament.

Në 10 vite kryeministër, Edi Rama ka nënshkruar 55 marrëveshje ekonomike me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Abdulla Hotin e Albin Kurtin, por asnjë prej tyre nuk është realizuar, për shkak se kanë qenë vetëm teatër interesash personale të Edi Ramës dhe pa asnjë bazë reale realizimi e pa mbështetje nga BE.

Po kështu, ka nënshkruar 21 marrëveshje me Serbinë, 18 me Maqedoninë, 12 me Azerbajxhanin, 15 me Kinën, 14 me Japoninë, 13 me Izraelin dhe 9 me Malin e Zi; pa përfshirë marrëveshjet në kuadër të Ballkanit Hapur, që u groposën bashkë me atë aventurë të Bablokut e Vuçiçit.

Ku sipas pamfleti deri tani janë realizuar vetëm këto marrëveshje: 12 koncesionet ekonomike që u janë dhënë kompanive të huaja offshore, ndër to PPP e landfilleve; koncesioni turk i çarterit të Bablokut dhe i anijeve TEC nga Bangladeshi; futja e qumështit pluhur serb në Shqipëri dhe pazari me Alabbar për ndërtim pallatesh e hotelesh në Durrës.