Iu trembën koronavirusit, gripi sezonal shënon 77 viktima në Greqi

434
Sigal

Teksa grekët janë në panik pas 3 rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend, gripi sezonal vazhdon të shënojë një rritje të numrit të vdekjeve.

Rreth 17 persona vdiqën gjatë javës së fundit, duke e rritur numrin e të vdekurve në 77, që nga fillimi i sezonit të gripit në tetorin e 2019.

Sipas buletinit të përjavshëm të publikuar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit (EODDY), 17 persona vdiqën në javën 17-23 shkurt 2020, ndërsa 66 njerëz (35%) u testuan pozitivë nga 186 persona në total.

44 (66.7%) u testuan pozitivë në influencën tip A, dhe 22 (33.3%) në llojin B.

30 (73.2%) u zbuluan se ishin të infektuar me nëntipin A – H3NA – dhe 11 (26.8%) me nëntipin A -H1N1 -.

227 raste të rënda janë regjistruar që nga tetori i vitit 2019. Nga këto, 206 janë shtruar në spital në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Që nga fillimi i tetorit, janë ekzaminuar 2287 mostra: 746 (32.6%) ishin pozitive të gripit. 618 (82.8%) prej tyre janë të infektuar me tipin A dhe 128 (17.2%) me tipin B.

Bazuar në sa më sipër, EODY raporton se ne mbetemi në një periudhë të aktivitetit të rritur të gripit në Greqi, me nën-llojin A (H1N1) dhe A (H3N2).

EODDY thekson rëndësinë e vaksinimit kundër gripit si mënyra më e mirë për parandalimin e tij.