Italianët thirrje racistë kundër emigrantëve, mes tyre edhe ndaj shqiptarëve

644
Mediat italiane publikojnë disa fletushka të shpërndara pak ditë më parë në provincën e Milanos me thirrje raciste kundër emigrantëve.
“Il Giorno” ka publikuar foto të fletëpalosjes ku shihet një gjuhë e ashpër ndaj emigrantëve edhe me kombësi shqiptare.
“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, për marokenë, shqiptarë, rumunë, kosovarë, talebanë, afganë, bullgarë. Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, është i lejueshëm përdorimi i armëve të tipit pushkë apo i bombave të dorës dhe të qenve”, citohet nga këto fletëpalosje.
Në sheshin e Foglia-s u shpërndanë mbi 100 copë, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.
Sigal