‘Makina, rrushi, motori, punëtor…’/ Zbardhen kodet e përgjimit të 4 të penduarve që arrestuan 80 persona

197
Sigal

Dëshmitë e katër të penduarve të drejtësisë çuan në zbulimin e rrjetit ndërkombëtar të drogës në të cilin ishin përfshirë edhe zyrtarë të lartë dhe efektive të policisë së shtetit.

Në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë Italiane,  gjenden edhe bisedat e koduara për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës .

Lënda narkotike ishte shumë herë, e përmendur në biseda si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave.

Me këtë rast, në mënyrë të thjeshtëzuar faktet kanë çuar në sekuestrimin e lëndës narkotike të thirur me termin “shezllone” e “skeleri”.

Ndërsa për paratë përdorej termi “dokumente”, ose në mënyrë të qartë që s’kanë nevojë me dekodifikim si “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”.

Për sa i përket sasisë së dërgesave dhe ato ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.

Organizata e parë përfaqësohej nga një qytetar i vetëm shqiptar, rreth të cilit sillen shtetas nga Bari, që përbëjnë një grup stabël, e shumë persona të tjerë që bëjnë biseda për drogën.

Mariglen Shusha është furnizues stabël që në kontakt me një organizatë kriminale që punon në tokën shqiptare, mund të mbështetet te Gaetano Monacelli e Vito Pinto për të organizuar e koordinuar dorëzimet, për t’i shpërndarë në lokalitete të ndryshme të territorit kombëtar.

Te dy italianet janë të impenjuar në disa dorëzime të tjera të bëra në qytetin e Barit. Ndersa Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio nuk kufizohen vetëm për ruajtjen e lëndës narkotike, por mundësojnë dhe bërjen e disa dorëzimeve në favor të blerësve të vendit e të provincës.

Edhe gratë mbulojnë një rol të rëndësishëm në organizatë, në të cilën janë të vetëdijshme për pjesëmarrje.

Giovanna Cardinale bashkëjetuese e Gaetano Monacelli dhe Rita Farruga bashkëshorte e Vito Pinto pjesëmarrëse në disa dorëzime e, në disa raste, sigurojnë mundësinë e kontakteve mes grupit nëpërmjet kontakteve direkte e vizive me Mariglen Shusha.

Dosja përmban dhe fakte se të hetuarit përdorin kërcënimet me forcë fizike dhe për kryerjen e krimeve të rënda kundër personave për t’i bindur ata që i detyrohen shuma lekësh organizatës ose trafikantit të veçantë për të derdhur ato lekët e detyruara.

Në përgjimet telefonike nënvizohet edhe kapaciteti i organizatave që të arratisë anëtarët e saj nga arresti shtëpiak, duke u gjetur dokumente false e mbështetje logjistike nëpërmjet një rrjeti kapilar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Emrat e shqiptareve të arrestuar “SHEFI”

1.Dritan Naci 32-vjeç

2.Mariglen Shusha 32-vjeç

3.Marlin Aliaj 23-vjeç

4.Andi Peshku 25-vjeç

5.Vullnet Daci 31-vjeç

6.Gezim Bircaj 54-vjeç

7.Malton Lleshi 35-vjeç

8.Fiqiret Seferi 54-vjeç

9.Ernest Peza 27-vjeç

10.Leonidha Sejdiaj 52-vjeç

11.Elton Ismaili 39-vjeç

12.Samuel Muça 31-vjeç

13.Ferhat Aydini 45-vjeç

14.Vullnet Cila 39-vjeç

15.Shpëtim Shehi 39-vjeç

16.Donial Drolli 29-vjeç

17.Ibrahim Xhihani 26-vjeç

18.Ergent Seferi 28-vjeç

19.Arian Kertusha 48-vjeç

20.Senat Hallunaj 23-vjeç

21.Hamid Seferi 24-vjeç