Italia në tragjedi/ Regjistrohen 889 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 10,023 në total

383
Sigal

Italia vijon të jetë vendi më i prekur në botë na koronavirusi.

Vetëm janë regjistruar 889 viktima të tjera. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023, duke shënuar dhe shtetin me më shumë humbje në gjithë botën nga COVID-19.

Gjithsej të infektuar janë 92 472. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5974 raste të reja. 3856 persona janë në terapi intensive. 39 533 persona janë në izolim shtëpiak.

Plot 12 384 është numri i pacientëve të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  1434 pacientë.

Në rajonin e Lombrdisë numri i personave të infektuar është 39 415 është. Ky rajon ka dhe numrin më të madh të viktimave, 5944. Në rajoni e  Lazio në qendër të Italisë janë regjistruar 124 viktima e numri i personave të infektuar deri më sot është 2505. Mes viktimave është dhe një shtetas shqiptar, Adrian Kazazi 61 vjeç, baba i 2 fëmijëve, i martuar e që prej shumë vitesh jetonte në Romë.

Në Itali janë kryer gjithsej  429 526 tampone. Qeveria ka marrë vendimin për të shtyrë edhe me 15 ditë të tjera periudhën e karantinës në gjithë vendin.