Itali/ Numri i viktimave nga koronavirusi ka pësuar rënie

466
Sigal

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali kanë pësuar rënie, ku shënohen 727 të tilla në 24 orët e fundit.

Në total tashmë Italia regjistron 13 mijë e 155 viktima kurse të prekur ka 110 mijë e 574 pasi në 24 orët e fundit rezultuan 2 mijë e 937 persona pozitivë.

Po ashtu 66 doktorë kanë humbur deri më sot jetën kurse 16 mijë e 847 janë shëruar plotësisht që kur pandemia ka shpërthyer në Itali.

Kujtojmë se dje Italia në 24 orë shënoi 837 viktima, pra sot ka regjistruar një trend me një ulje prej 100 viktimash më pak.