Covid-19/ Lubonja: Është si gripi spanjoll që shkakton shumë vdekje, ja sa duhet të presim që ta kuptojmë

360
Sigal

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Fatos Lubonja foli për dy skenare apo teori në lidhje me përhapjen e koronavirusit në botë.

“Nuk jam pesimist, do të bëhesha shumë nëse vjen vala e dytë që e karahason Covid 19 me gripin spanjoll. Mos harrojmë se në botë vdesin 60 milion njerëz në vit nga gripi. Ka dy teori, që po vdesin pjesa më e dobët, moshat e tejkaluara, pra nëse e thjeshtëzojmë, kush do vidiste gjatë gjithë vitit iku gjatë 3 javëve. Është dhe një teori apokaliptike që mund të jetë si gripi spanjoll që mund të na shkaktojë shumë vdekje. Në të gjithë këtë debat sot, gjithnjë e më shumë bëhet emergjent edhe një debat tjetër që ka qënë më herët, e tha edhe Trump që pastaj u tërhoq, se mund të jetë më e rëndë pasoja ekonomike, pra, uri, vetëvrasje, varfri se sa epidemia shëndetësore. Për ta vendosur këtë pandemi në vendin e duhur të rreziqeve që ka kaluar bota duhet të presim edhe 1 vit për të parë”,- tha ai.