Tabaku: Bizneset në kufijtë e mbijetesës, edhe pse nuk funksionojnë vijojnë të paguajnë taksat

375
Sigal

Në një intervistë për TvT, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për vështirësinë e jashtëzakonshme ku gjenden bizneset shqiptare, si pasojë e pandemisë dhe izolimit total të vendosur nga qeveria.

Tabaku tha se bizneset janë në kufijtë e mbijetesës, ato nuk funksionojnë por vijojnë të paguajnë taksat.

Ndërsa, masat e ndërmarra nga qeveria Rama, i quajti të pamjaftueshme për të adresuar këto probleme të rënda.