E hëna fillon me shira të dendur, si do të jetë moti javën e ardhshme

456
Sigal

Java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Fier ku sasia pritet të jetë 10, madje deri në 20 milimetra shi në orë në zona të caktuara.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit të datës 7 parashikohen reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.