Ulen temperaturat në minus, Kukësi dhe Korça zbardhen nga dëbora

728
Sigal

Dita e
martë ka shënuar zbritjen e temperaturave në minus në veri dhe juglindje të
vendit, duke nisur nga qyteti i Kukësit dhe Korça, të cilat janë zbardhur nga
reshjet e dëborës.

Dita e sotme, në Kukës ka nisur
me temperatura ndjeshëm të ulëta, -1 gradë Celsius të shoqëruara me reshje bore
dhe ngrica në disa zona të qytetit. Në zonat malore, trashësia e dëborës arrin
10-20 cm.

Ndërkohë në Rrugën e
Kombit situata paraqitet normale dhe pa probleme.

Shtresa e dëborës në tunelin e
Kalimashit është 4 cm, por qarkullimi është i lire. Në rrugë kompania
mirëmbajtëse ka hedhur kripë dhe mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e
borës nga segmenti Tuneli i Kalimashit-Fushë Dukagjin.

Reshje dëborë janë regjistruar
dhe në Korçë. Trashësia arrin deri në 5 cm, ndërsa mësohet se të gjitha akset
rrugore janë të kalueshme.

Gjate ditës së martë, moti mbi
vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira, që priten të shoqërohen me
reshje lokale. Era do te jete nga  verilindja 2 deri ne 18 m/sek.Deti i
forces 5 ne det te hapur.