Itali, identifikohet kufoma në Adigetto, është e një shqiptari

114
Sigal

Identifikohet kufoma qe u gjet ditët e fundit ne Adigetto. Ai quhet Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar, banues në Badia Polesine. Këtë e kanë konstatuar karabinierët e Rovigos. Burri ishte pensionist, i martuar dhe karabinierët kanë ftuan këdo që ka informacione të dobishme për viktimën të paraqitet për të mbështetur hetimet.

Kufoma e burrit ishte e copëtuar dhe e vendosur në qese plastike teksa u gjet në një kanal. Zbulimi i parë ishte të enjten në mëngjes, pranë një blloku të Adigetto, kur stafi i Konsorciumit të Rikuperimit vuri re këmbën e majtë në një cep. Pasditen e së njëjtës ditë nën urën e Adigetto në Lendinara, u gjet trungu, koka dhe pak më pas edhe krahët, të mbyllura në katër thasë të zinj.

Një ditë pas autopsisë u konstatua se bëhet fjalë për një mashkull rreth shtatëdhjete vjeç. Të dielën në Villanova del Ghebbo, me rekomandim të disa qytetarëve është gjetur edhe këmba e djathtë pranë qytetit. Prokurori publik i Rovigos, i cili po heton për vrasje, ka urdhëruar sekuestrimin dhe transportimin në morg të të gjitha pjesëve të trupit të gjetura.