Ismail H. Xhaferri: Ndize një qiri në heshtje

835
Ndize një qiri në heshtje,
Në një kishë apo xhami,
Ndize për zotin në qiell,
Që na jep ende fuqi.
Dhe, si ta ndezësh për zotin,
Në ke fe e në ke besë,
Ndize një dhe për shenjtoret,
Që na mbajnë ende me shpresë.
Ndize një qiri në heshtje,
Në një prag, a nën një pemë,
Ndize një për Nënë Terezën,
Qe na bekoi atdhenë.
Mos ndalo, po shko më tutje,
I mërzitur, i vrerosur,
Ndize një dhe për ata,
Që kanë shpirtin e plagosur.
Ndize një qiri në heshtje,
Qoftë ditë a natë me hënë,
Ndize një qiri me dhimbje,
Për ata që flenë pa ngrënë.
Mos harro dhe në varreza,
Një qiri kurrë s’duhet fikur,
Për ata që s’kemi më,
Për ata që na kanë ikur…
Ndize një qiri në heshtje,
Të ndriçosh ngado shtëpinë,
Ndize për copën e bukës,
Që kemi mbi tavolinë.
Ndize një qiri në heshtje,
Ndize si flaka e zëmrës,
Një për thinjat e babit,
Tjetrin për rrudhat e nënës.
Mu në portë të një spitali,
Duarkryq s’duhet të rrish,
Ndize një dhe për doktorin,
Që të ktheu në jetë serish.
Ndize një qiri në heshtje,
Për atë që u bë nuse,
I thërret, e gjithçka humb,
Si një zë i thellë në puse.
Ndize një qiri në heshtje,
Gjithë të ligat le të vdesin,
Për mëkatet që kë bërë,
Për mëkatet që të presin.
Ndize një qiri në heshtje,
Le të marrë zemra krisje,
Për një vajzë që priti vite,
Ti në zëmër t’i trokisje. 
Ndize një qiri në heshtje,
Bëj pak dritë dhe kur është natë,
Bëj për të gjithë jetimët,
Që s’kanë nënë e që s’kanë babe.
Ndize një qiri në heshtje,
Në një strehë a në një portë,
Ndize për njeriun e lig,
Zoti i madh e mëshiroftë!
Ndize një qiri për lotin,
Që të mbetet në gurmaz,
Kur ka brenga edhe dhimbje,
Të këputet si rruazë. 
Ndize një qiri në heshtje,
Sigal