Detaje nga vrasja e Begallës, kishte premtuar Serezit ndihmë pas kapjes së 1 ton droge, mbeten në burg

524
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Memli Begalla më 14 shkurt 2018. 
Sipas prokurorisë shkak për vrasjen e Memli Begallës është sasia prej 1 ton kanabis, sekuestruar gjatë operacionit të koduar “Ujvara” në Gjirokastër në vitin 2014. 
Gjatë këtij operacioni u arrestua dhe Ardian Serezi. Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se Begalla i kishte thëne ketij te fundit se do ta ndihmonte të dilte nga burgu po nuk kishte ndodhur.
Ndërkohë autoret e krimit janë identifikuar pasi hoqen kapucin pranë rreth rrotullimit të Tiranës së Re.
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit “Burg pa afat” për dy të arrestuarit si autorë të atentatit: Denis Demiri dhe Ardian Serezi.
Memli Begalla u ekzekutua pranë parkingut të shtëpisë së tij në rrugën “Nikolla Tupe”, pranë ish “bllokut”, mbrëmjen e 14 Shkurtit të këtij viti.
Sigal