ISIS rekruton shqiptarë, 2 mijë € në muaj dhe të dinë italisht

503
Autoritetet e inteligjencës italiane kanë ngritur alarmin për një grup të strukturuar që merret me rekrutimin e personave të rinj, të cilët do të luftojnë për ISIS. 
Situata është e zymtë sipas një raporti sekret të autoriteteve italiane, që thonë se për të joshur të rinjtë ata paguajnë deri në 2000 euro në muaj. Kërkesat janë dy: flet shumë mirë italisht si dhe ke aftësi të mira kompjuterike. 
Në raport theksohet se Shqipëria është një problem i madh për Italinë dhe kështu për Evropën. Gjithashtu edhe vendet e tjera si Greqia, apo Kosova janë problem, pasi situata ekonomike në këto vende bën që njerëzit të gënjehen. 
Bazën ky grup e ka në Ankona, ndërsa i gjithë hetimi ka nisur pasi një i ri italian, Giuliano Delnevo, u vra në Aleppo të Sirisë.
Një tjetër hetim që ka zbuluar këtë lidhje mes xhihadistëve italiane dhe atyre nga vendet e Ballkanit, është dhe arrestimi i një biznesmeni italian që shkonte shumë shpesh në Shqipëri për të çuar substanca që përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese.
Sipas hetuesve italianë në Shqipëri ndërtoheshin raketa të cilat kishin si destinacion Sirinë.
Në raport theksohet se kërkohen njerëz që flasin mirë gjuhën italiane dhe Shqipëria ka plot të tillë


Sigal