Lihet në burg vëllai i ish-kryekomunarit, dhunoi policët

479
Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën ‘Arrest në burg” për vëllain e ish-kryekomunarit të Buçimasit, i cili akuzohet se dhunoi policët.
Luan Tollozhina dyshohet se u konfliktua dy ditë më parë në ambientet e Komisariatit të këtij qyteti me efektivët. Mësohet se shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë ndalimi i djalit të Tollozhinës, pasi ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Tollozhina ka shkuar ne komisariat dhe pas një debati me shefin, Oltion Bistri, pasi ky i fundit ka kërkuar të veprohej sipas ligjit, e ka gjuajtur disa here me grushta.
Sigal